OBSH/ Asnjë sinjal që Covid-19 do të zhduket si grip normal gjatë stinës së verës

“Për momentin nuk ka asnjë sinjan që do të na tregojë se në verë koronavirusi do të zhduket si një grip i zakonshëm”. Kjo është deklarata “jo optimiste” e dhënë nga doktor Mike Ryan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me përditësimet ndaj virusit. OBSH-ja shton se prej kohësh ka deklaruar se janë mbi 40 testet e diagnozave për të gjetur virusin dhe janë 20 vaksinat në fazën e zhvillimit.

“Deri tani OBSH ka marrë të drejtën e programit dhe aprovimit të 40 testeve, dhe janë 20 vaksinat të cilat janë në fazën e zhvillimit, ndërkohë janë në proces numurimi studimet klinike mbi terapinë e virusit kundër Covid-19”.

Gjithçka është deklaruar nga Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë një konference për shtyp mbi koronavirusin në Gjenevë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet