OBSH deklaron: 'Kina po fiton ndaj Covid-19'. Më shumë të infektuar në pjesën tjetër të botës

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetsisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar një ditë më parë se “bota ndodhet në një moment të vështirë”, pasi tashmë thuajse çdo vend ka rastet më të mëdha të koronavirusit se sa brenda territorit të Kinës.

“Ne jemi në një pikë kritike. Gjatë këtyre tre ditëve, numri i rasteve të raportuara në pjesën tjetër të botës ka tejkaluar numrin e rasteve të reja në Kinë. Gjatë këytre 24 orëve të fundit, shtatë vende kanë raportuar raste të reja me koronavirus si Brazili, Gjeorgjia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Pakistani dhe Rumania”.

Shefi i OBSH-së ka sqaruar se referimi si “pikë vendimtare”, ka dashur të tregojë të dyja anët e medaljes. Në anën pozitive, ai deklaron se “kur ti merr masat ashtu siç bën Kina, mund të shohësh qartë uljen drastike të të infektuarve, rritjen e numrit të të shëruarve si dhe uljen e viktimave”.

Nga ana tjetër, rritja e numrit të të infektuarave në vende të tjera te botës sidomos në Itali, Iran dhe Korenë e Jugut, duket se është lajm i keq. “Kur të dyja anët kombinohen, tregon se aktualisht ne jemi në një situatë ku shpërtimi i virusit shkon në çdo drejtim, bazuar si mund të marrim ne mastat”, ka deklaruar Ghebreyesus.

Prej tij nuk është harruar të bëhet thirrja për të gjitha vendet që të luftojnë egërrsisht dhe me të gjitha mënyrat virusin. “Luftarakisht dhe në mënyrë agresive, masat e menjëhershme mund të ndalojnë përhapjen përpara se virusi të jetë i pandalshëm”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet