Përse asteroidi i cili goditi tokën shkaktoi katastrofë mbi 66 milion vjet më parë

E keni parasysh ligjin e Murphy-t? “Nëse diçka shkon keq, unë do ta bëj”. Me asteroidin që goditi tokën 66 milion vjet më parë, ka ndodhur po kështu. Madje, verifikohet edhe ligji i Murphy-t në kuadrat, pasi kanë ndodhur dy gjërat më të këqija që mund të ndodhnin. Njëra është zbuluar disa vjet më parë, ndërsa e dyta në trekëndëshin e goditur është verifikuar gjatë kursit të një detyre nga Imperial College në Londër dhe publikuar në Nature Communications.

Grupi i drejtuar nga profesor Gareth Collins, ka nisur kërkimet për trekëndëshin e impaktit mbi një asteroid gati 17 kilometra diametër, me dendësi 2.630 kilogram për metër kub, i cili udhëtonte me shpejtësi 12 kilometra në sekondë.

Në bazë të të dhënave të mbledhura nga grupi, siç është diametri 200 kilometra për krater, asimetria e tij në thellësi është 30 kilometra e vetë kraterit, dhe që ndodhet në një pjesë të bregut Chicxulub në gadishullin Yucatan në Meksikë. Grupi ka dalë në përfundimin se këndi i impaktit duhet të jetë gati 60 gradë. Në bazë të strukturës së kraterit të formuar, është gjetur edhe trajektorja e asterioidit i cili vinte nga veri-lindja.

Sipas të dhënave të mbledhura, goditja ka ardhur 66.052.000 vjet më parë me një llogaritje gabimi prej 8 mijë vjetësh pak a shumë. Jo të gjithë shkencëtarët kanë mundësi të llogarisin masën e asteroidit. Disa mendojnë se impakti i krijuar ka qenë goditja finale, sigurisht edhe më e forta, e cila shkaktoi krizë natyrore qindra e mijëra vjet më parë me shpërthime të mëdha vullkanike në Indi.

Pjesa e dytë e ligjit të Murphyt, pasqyron pjesën e shkëmbit që ka veshur asteroidi. Meteori i madh ka goditur në det dhe në fund ka krijuar sedimente të pasura me gaz. Në kohën e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, gjallesat mbulonin 13 për qind të sipërfaqes së planetit. Për shkak të shpërthimit, u lëshuan mbi 325 miliard tonelata sulfati dhe 425 miliard tonelata andrid karbonik të cilat shkaktuan rënien e shirave acide.

Rezultoi që temperatura pas ngjarjes zbriti në 26 gradë në tokë, 11 gradë në ujë deri në 50 metra thellësi. Në tropikë, meridianët lëvizën nga 27 në 5 gradë për një periudhë 3 vjeçare. Klima ka dashur mbi 30 vjet që të rikuperohej. Pluhurat e shpërndarë si pasojë e shpërthimit duhet të kenë shkaktuar dy vjet errësirë. Dinosaurët dhe organizmat e tjerë në tokë duket se ishin më të pafatët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet