PiCoVacc, vaksina që arriti suksesin e parë ndaj Covid-19. Shkencëtarët kinezë drejt testimit të ri

Një vaksinë kundër koronavirusit e prodhuar në Kinë, ka kaluar provën e parë të suksesshme në trupin e një majmuni. “PiCoVacc” është emri i vaksinës, e krijuar nga Laboratori Bioteknologjik Sinovac me qendër në Pekin. Për këtë vaksinë, është përdorur një metodë tipike për ndalimin e infektimit. Futja e një sasie vaksine në brendësi të trupit, forcon sistemin imunitar dhe e detyron atë të prodhojë antitrupa. Trupat më pas vrasin edhe kromozomet e virusit.

Shkencëtarët kanë injektuar një sasi vaksine në trupin e një majmuni të ardhur nga India “macaques”, duke i ekspozuar majmunët në ambjent me koronavirus pas tre javësh. Fill pas një jave, majmunët të cilëve iu injektua edhe sasia më e madhe e virusit në trupi, nuk paraqitën më asnjë shenjë të infektimit dhe ishin shumë mirë me shëndet. Ndërkohë, majmunëve të cilve nuk iu injektua vaksina PicoVacc dhe që ishin të infektuar me koronavirus, vazhdonin të shfaqnin shenjat e pneumonisë dhe të temperaturës.

PicoVacc nuk është e vetmja vaksinë kundër Covid-19 e cila mban shpresën për shërimin dhe përfundimin e pandemisë e cila ka vrarë dhe infektuar me mijëra persona në të gjithë botën. Një produkt i njëjtë vaksine i prodhuar nga Instituti Ushtarak i Kinës është në fazën e testit klinik. Produkti i kompanisë Sinopharm, përdor të njëjtën metodë si PicoVacc dhe është duke hyrë në fazën e dytë klinike të testimit.

Por, është bërë e vështirë për shkencëtarët në gjetjen e vullnetarëve për testim, pasi numri i pacientëve të ngelur nëpër qendrat shëndetësore të infektuar me koronavirus është rreth 100 vetë, duke bërë që shumë prej tyre të mos pranojnë ende të ofrohen vullnetarisht për t’iu testuar virusin në trup. E njëjta situatë solli edhe zhvillimin e vaksinës kundër Sars-it, duke bërë që virusi të ndalonte totalisht në vitin 2003.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet