Poli i Jugut po ngrohet 3 herë më shpejt se pjesët e tjera të globit gjatë 30 vjetëve

“Poli i Jugut është duke u ngrohur më tepër se tre herë sesa mesatarja e globit gjatë 30 viteve të fundit”, ka rezultuar gjatë një studimi. Kjo ngrohje mund të sjellë një impakt të madh për shkrirjen e akujve dhe bazave të akullit në Antarktidë, jetën e zonës dhe rritjen e nivelit të ujit në rruzull. Studimi i publikuar nga revista Ndryshimi i Klimës në Natyrë, hedh dritë mbi zonën më të vdekur të botës.

Teksa shkencëtarët e kanë njohur prej kohësh se pjesa e jashtme e Antarktidës është duke u ngrohur, ata panë se Poli i Jugut duke qenë se ndodhet në një qendër të thellë, ështi i izoluar nga rritja e temperaturave. “Ky kërcënim që po ngrohet bota, duket se po shkon edhe në vendin më të vështirë”, deklaron Kyle Clem, kërkues për Shkencat e Klimës në Universitetin e Wellingtonit në Zelandën e Re.

Clem dhe grupi i tij i punës, kanë analizuar kohën në stacionin e tyre në Polin e Jugut, ashtu si edhe modelet e klimës për ngrohjen e Antarktidës në brendësi. Ata kanë gjetur se nga viti 1989 deri më 2018, Poli i Jugut është ngrohur me 1.8 gradë celcius gjatë 30 viteve me 0.6 gradë për dekadë, tre herë më tepër se mesatarja normale.

Shkencëtarët deklarojnë se arsyeja kryesore e ngrohjes është rritja e temperaturës në sipërfaqen e detit, disa milje nga tropiku. Gjatë 30 viteve, ngrohja në tropikun perëndimor të Oqeanit Paqësor, ka patur një rritje të ngrohjes së ajrit deri në Antarktikë.

“Antarktika është shumë e egër. Është zona më e vështirë në planet. Pamjet se sa ekstreme janë temperaturat në brendësi të Antarktidës dhe mekanizmat që duhen shpënë atje deri në 10.000 kilometra, na bëjnë të çmendemi nga lodhja”, deklaron Clem.

Teksa Poli i Jugut qëndron nën temperaturat e akullta dhe mesa duket do të qëndrojë në atë mënyrë, Clem thotë se trendi i ngrohjes duket se në Pole është i lidhur me atë që shihet në brigjet e gadishullit të antarktikës.

“Rreziku nis nga bregdeti dhe vazhdon në drejtim të tokës. Teksa lëviz më afër bregut, atje ku edhe e ngrohta shkon, sheh më tepër ndryshime. Teksa arrin pikën afër pikës së ngrirjes, akulli nis të shkrihet”, thotë Clem.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet