Pse e do Europa një 'cloud' të vetin?

Marrë nga Deutsche Welle

Gjithçka është kaq e thjeshtë: Hap "Dropbox" apo "Google Drive", ngarko të dhënat dhe kudo në botë ku ke internet, ke mundësi qasjeje tek të dhënat e tua apo mund t'i ndash ato me të tjerët. Është shumë e rehatshme të përdorësh një "cloud".

Për persona privatë, sipërmarrje apo institucione, që punojnë njëkohësisht në disa vende. "Problemi është se gratis nuk është vërtet gratis", thotë Jose van Dijk, profesore për media dhe shoqëri digjitale në Universitetin Utrecht në Holandë. "Gratis do të thotë: Nuk paguhet me para por me të dhëna. Kjo është në fakt monedha e re."

Se çfarë mund të bëjnë koncernet me këto të dhëna, nuk dihet saktë. A po testojnë mbi bazën e fotografive të memorizuara dhe video-programeve edhe identifikimin e fytyrës? Apo do të përdoren këto të dhëna për gjëra të reja? "Të dhënat janë oksigjeni i inteligjencës artificiale, janë gjëra shumë të vlefshme për të gjeneruar njohuri të reja."

Për këtë arsye ne nuk do të duhet të japim të dhënat tona pa u menduar. Deri tani në Evropë ka munguar infranstruktura e ngjashme me ofruesit komercialë, që i njohim deri tani. "Ne kemi standarde të reja, kur bëhet fjalë për kontrollin demokratik, për transparencë dhe kontrollin e të dhënave tona, por edhe për përdorimin e të dhënave anonime. Të gjitha këto për Evropën janë shumë të rëndësishme."

Projekti Gaia-X nuk duhet të jetë vetëm një lloj alternative për Cloud sipas standardeve evropiane, por duhet të ndihmojë edhe përdorimin e përbashkët të të dhënave. Ndër to mund të jenë edhe inovacionet. "Projekti Gaia-X. është një instrastrukturë e rrjetizuar dhe djep i ekosistemeve evropiane vitale."

Nga projekti duhet të përfitojnë të gjitha sipërmarrjet e mëdha, shkenca dhe shërbimet shtetërore dhe publike. Për shembull, sistemi i shëndetësisë përmes ndërlidhjes më të mirë të pacientëve, spitaleve dhe shërbimeve shëndetësore.

Gaia-X ka ambicie të mëdha. Në fund të tetorit ai është prezantuar nga ministri Peter Altmaier, ndërsa duhet të nisë punën në fund të vitit 2020. "Qëllimi ynë është që të fillojmë punën në fund të vitit 2020" i përgjigjen në këtë ministri pyetjes së Deutsche Welles. Tani kërkohet të përgatiten edhe të gjitha rregullat dhe baza ligjore për përdorimin. Aktualisht po punojnë në projekt rreth 150 sipërmarrje dhe institucione. Deri në fund të vitit do të bëhen edhe testimet e funksionimit me klientë, tha një zëdhënës.

Kritik për ecurinë e projektit është shprehur para dy javësh Christian Klein, bashkëshef i SAP. Ai pohon se ende ka tepër çështje të hapura. Mungojnë idetë për hapat e tjerë. Madje edhe qëllimi përfundimtar nuk është i qartë. Claudia Nemat, anëtare e bordit në Deutsche Telekom pohon se është shumë e kontestuar, nëse projekti do të mund të fillojë punën në fund të vitit. "Ne ende jemi fare në fillim", thotë Nemat. Por vullneti ekziston.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet