Truri përcepton më shumë sinjale, nga ç'mund të racionalizojë: njëri prej tyre është vështrimi i të tjerëve

Pse ndjehesh i vëzhguar?

Aftësia për të vendosur një kontakt viziv me të tjerët ka luajtur një rol të dorës së parë në evolucionin njerëzor. Mund të na ndodhë kur jemi në një tren të tejmbushur me pasagjerë, në park, ose ndërmjet mureve të shtëpisë kur jemi vetëm: papritur ndjehemi të vëzhguar, dhe pse askush nuk ndodhet afër jush. Nuk është 'shqisa e shtatë' dhe as mani persekutimi: baza biologjike e kesaj është aftësia që ka truri për të fituar, përmes syve, informacione më të gjera nga ato që proçesohen në kotekstin vizual. Me fjalë të tjera, shohim më shumë gjëra nga ato që i marrin me mënyrë të ndërgjegjshme. Meqë aftësia për të vendosur kontakt viziv është themelore për interaktivitetin tonë social, truri ka zhvilluar këtë mekanizëm "në shumë burime", për të qenë i sigurt se nuk i shpëton asgjë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. turi  e Hënë 5 Qershor, 2017

    interesante