Pse nuk mund ta matim ditën në Saturn?

Një ditë në planetin Saturn zgjat 10 orë e 39 minuta apo 47 minuta? Ndoshta, 33 minuta? Pse nuk arrijmë dot të llogarisim zgjatjen e një dite në planetin e unazave? Pas grumbullimit të provave që do të ushqejnë kërkimet shkencore për vitet e ardhshme, misioni i sondës Cassini, në show-n e fundit të saj, po na dhuron pamje emocionuese të planetit Saturn.

Më 7 Gusht ajo do të përmbushë "zhytjen" finale në mes të unazave të planetit, dhe më 15 Shtator do të shohim ditën e fundit të aktivitetit. Megjithatë as Cassini nuk ka mundur ti përgjigjet një pyetjeje të lehtë: sa kohë (tokësore) zgjat një ditë në Saturn?

Më 1981 saturni u vizitua për herë të parë nga sonda Voyager 2 e cila mati sa ishte periudha e rrotullimit të planetit, të cilën e dokumentoi: 10 orë e 39 minuta. Kohët e fundit i takoi Cassini-t të bëjë të njëjtin verifikim. Rezultati ishte 10 orë ë 47 minuta.

Këto matjet janë përsëritur shpesh dhe rezultatet kanë ndryshuar hera-herës. "Është e lehtë të masësh kohëzgjatjen e një dite në planetit shkëmbor si toka, sepse mund të llogariten disa parametra si spostimi i reve", komenton Jo Pitesky, një prej shkencëtarëve të skuadrës Cassini, por në një planet gazi si Saturni, është më e vështirë, sepse shpejtësia me të cilën retë lëvizin rreth planetit nuk ka të bëjë më shpejtësinë e rrotullimit të vetë planetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet