Psikologji: 8 mënyrat për t'ju ndjerë menjëherë më të sigurt me veten

Relaksohu, përkëdhelu dhe mëso të thuash jo. Trajnerja e jetës Georgina Elliot ka dhënë këshillat e saj mbi mënyrën se si të përmirësoni vetëbesimin dhe të ndjeheni më të sigurt. Tani mbetet vetëm të përpiqeni për ta arritur këtë gjë !

Përkëdhelu Shpenzimi nuk është mënyra e vetme për tu ndjerë mirë. Një modei ri flokësh, një marrëveshje fitimprurëse apo thjesht një mënyrë ndryshe e të bërit të tualetit, mund t’ju ndihmojnë në rritjen e vetëvlerësimit.

Qetësohu Kur jeni të stresuar, rimerrni energjitë tuaja dhe gjeni pak kohë për veten tuaj. Disa teknika të thjeshta të meditimit mund t'ju bëjnë të ndiheni menjeherë më mirë. Mund të mjaftojnë edhe vetëm 10 minuta në fillim ose në fund të ditës për të çliruar mendjen tuaj. Për shembull: Gjeni një vend të qetë ku të uleni ose shtriheni. Jepini vetes disa minuta për të gjetur pozicionin më të mirë në mënyrë që të ndjeheni sa më të relaksuar. Filloni duke numëruar ngadalë, për aq kohë sa të mundeni, pa menduar për asgjë tjetër përveç gjendjes fizike në të cilën gjendeni. Llogaritni herët që merrni frymë. Nëse diçka pengon përqëndrimin tuaj, vazhdoni të qëndroni të qetë, dhe rifilloni numërimin nga fillimi. Nuk ka rëndësi sa herë duhet të rifilloni të numëroni, vazhdoni ta bëni këtë çdo ditë. Me siguri do filloni të ndjeni përfitimet e para.

Besoni në veten tuaj Ndonjëherë të gjithë kemi një zë të vogël "të keq" në kokë. Mos e dëgjoni më! Përpiqu ta zëvendësoni me një zë tjetër, i cili ju kujton pikat tuaja të forta. Mund të filloni duke përcaktuar objektiva të vogla dhe lehtësisht të arritshme. Shkruani 4 ose 5 hapa për të përshkruar mënyrën se si do të arrihen këto objektiva, duke ju dhënë afate të sakta.

Mos u përpiqni të bëni gjithçka për të gjithë Vënia e kufizimeve të caktuara me kolegët tuaj, familjen dhe miqtë, ju ndihmon të shmangni bërjen e gjërave që nuk duhet t'i bëni. Të mësosh të thuash "jo" është një komponent thelbësor për mirëqenien e përgjithshme.

Ndaloni se krahasuari veten me të tjerët Ndaloni! Mos e krahasoni veten me ato të famshëm të cilët duken të relaksuar pa grim (kjo nuk është e drejtë dhe do t’ju bëjë të ndjeshëm). Armiku më i keq i vetëvlerësimit janë krahasimet. Ndalo së menduari që të tjerët janë më të mirë, më me fat, më të lumtur apo më të pasur ... nuk është e rëndësishme. Në vend të kësaj, filloni të përqëndroheni te vetja: çfarë mund të bëni në jetë dhe se si mund të bëni ndryshimet e nevojshme për të arritur këto qëllime.

Stimulimi i endorfinës Mund t'ju duket se jeni alergjikë nga palestra gjatë kësaj periudhe të vitit, të jesh në formë të mirë fizike ndihmon gjithashtu në mirëqenien mendore. Kjo nuk do të thotë që duhet ta teproni. Gjeni ushtrimet që ju japin kënaqësinë më të madhe dhe përfshijini ato në rutinën tuaj të përditshme. Disa seanca në javë do të bëjnë që të prodhoni endorfin dhe do t'ju ndihmojnë të vini në perspektivë gjërat që ju shkaktojnë mërzitje.Vrapimi, bërja e jogës ose thjesht të shëtiturit mund tju ndihmojnë të clironi energji.

Hani në mënyrë të shëndetshme Nuk bëhet fjalë për për ushqime të shpejta (edhe pse ka ditë në të cilat mund t'ju ndihmojnë vetëm ushqime të tilla). Bëhet fjalë për ushqime që me të vërtetë mund t'ju ndihmojnë në rritjen e vetëvlersimit dhe mund t'ju bëjnë të ndiheni më mirë. Për shembull, luleshtrydhet janë një nxitës i mirë për epshin, bananet do t'ju ndihmojnë në përballimin e stresit.Gjithashtu mund të provoni çokollatën e errët, pataten e ëmbël,lajthitë, salmonin, spinaqin dhe vezët. Do të jetë një ndjenjë magjike.

Përmirësoni stilin e jetesës suaj Pavarësisht se ideja e zhvillimit të jetës suaj sociale mund të mos jetë shumë tërheqëse, mendoni dy herë para se të mbyllni veten në botën tuaj. Përpiquni të planifikoni dhe të shpenzoni kohë me njerëzit që ju bëjnë të ndjeheni mirë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Anita  e Enjte 9 Shkurt, 2017

    Te gjitha me larte Jane te sakta por ndonjehere eshte mire qe te shprehim mendimet tona ne nje bllok te posacem per keto gjera dhe rezultatet se si kemi qene e si jemi