Psikologji: A e krijojmë vetë ankthin ?

Është e faktuar tashmë se jemi ne vetë ata që ndezim ankthin brenda nesh. Ankthi shpesh vjen nga fjalët tona, nga fiksimet, ose mënyra si lejojmë të na trajtojnë të tjerët. Kjo nuk do të thotë se jemi fajtorë apo të gabuar; por mund të na thotë se mund të jemi në gjendje të punojmë mbi mendimet tona dhe të kujdesemi për veten me më shumë mirësjellje, që të përmirësojmë situatën. E rëndësishmë është të identifikojmë çfarë ndez brenda nesh ankthin dhe si mund të punojme për ta zbutur.

Psicologu Casey Radle, zbulon tre modalitete tipike brenda të cilave biem dhe e shumëfishojme ankthin tonë:

Kur konsiderojmë dyshimet tona, siguritë: Kjo ndodh kur, psh, lëmë takim me një person që na pëlqen me të vërtetë. E ftojmë në takim, por nëse pas pak minutash nuk na jep sinjalet që i presim, fillojmë ti interpretojmë ngjarjet dhe mendojmë: "Oh zot, ai nuk është i interesuar fare për mua" - sa budallaqe/budalla paskam qenë ! Kështu ndjehemi të përjashtuar, para se tjetri të zbulojë realisht se çfarë mendon për ne. Lejojmë që pasiguritë të marrin në dorë, rrjedhën e ngjarjeve.

Parashikojmë më të keqen: Në këtë mënyrë përshkruajmë atë çfarë ndodh kur truri ynë shkon e përfundon në një vend të errët dhe të mbyllur. Atëherë projekton vetëm katastrofa duke na çuar në konkluzione të dështuara.

Injorojmë nevojat tona: Tamam kështu. Kur lëmë pas dore nevojat tona bazike ne përforcojmë ankthin. Psh: po fle aq duhet ? Po ushqehem siç duhet ? Po marr pushime ? Është e vështirë të jesh i relaksuar kur je gjithë kohen jashtë, dhe kur harron herën e fundit që ke qenë ndenjur. Lëmë që të tjerët të na vënë këmbët mbi kokë ? Thua 'Po' kur duhet tu thuash 'Jo'. Je i mbërthyer në situata që nuk janë të drejta për ty ? Po çfarë mund të na ndihmojë ?

Sipas Radle mund të fillojmë të ndjekim këto rregulla të shkruara: Të flasësh me veten dhe ta inkurajosh duke përdorur një ton të ëmbël. Të konsiderojmë dhe pse nuk i njohim ende, skenaret e shumëfishta, që të instalojmë pjesët që mungojnë në mënyrë që të krijojmë një ngjarje më të mirë sesa dëshpëruese. Kur të kuptojmë se po kalojmë në konkluzione të përshpejtuara, ose të lexojmë mendjen e të tjerëve, kujtoni se një gjë e tillë është e pamundur. Kujdesuni për nevojat tuaja: flini mjaftueshëm, merrni pushime, merruni me shumë aktivitete, përgjigjuni nevojave fizike, emotive, të trurit, dhe shpirtit.

Vendosni kufinj dhe thojeni hapur kur dikush i kalon pa lejen tuaj. Gjërat mund të ndryshojnë gjithmonë, duke filluar nga vetja dhe nëse keni nevojë për ndonjë suport më tëpër, atëherë konsultoni dhe psikologë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. klaudio   e Enjte 22 Dhjetor, 2016

    Kam nevoj per njw psikolog .kohet e fundit kam shum pyetje ne koken time qe nuk ju jap dot pergjigje ose me mire te themi qe skane pergjigje eksakte .pershembull , pse ekzistojme ose pse zoti krijoi shum raca njerzish .gjithmon kjo pseja pasoet nga nje pse tjeter .kjo me ben te mos ndihem i qete kam dhimbje koke dhe marje mendje ndjesi te vjelli .te lutem me ndihmoni nuk po bej rehat

  2. ???  e Martë 11 Tetor, 2016

    teper mir

  3. evis  e Premte 22 Janar, 2016

    a mund te na jepni kontakt me nje psikolog ?