Psikologji: letër psikologes, njerku më ngacmon seksualisht

''Jam 20 vjeç dhe jetoj me nenën e njerkun. A ta denoncoj ?''

e dashur Manjola,

kam tre vjet që ngacmohem seksualisht nga burri i nënës sime. Jam 20 vjeç dhe jetoj me ta. Si t'ia bëj. A ta denoncoj ?

HERMESNEWS - Një marrëdhënie e rindërtuar për një vazhdimësi familjare, kërkon një mendësi të hapur, ku ka si të vërtetat e saj bazuar në paragjykime dhe shuplaka, si për të thënë që kjo lloj familje nuk krijon stabilitet moral dhe mbështetje shpirtërore. Dhe si përcaktim i kësaj marrëdhënie të padëshiruar vjen e pohuar me një akuzë ngacmimi. Do të ketë qenë shumë e vështirë për ju, ta ndaje këtë ndjenjë që ju ka shtypur për një kohë relativisht të gjatë, si dhe të përjetojë këtë gjëndje presioni psikologjik dhe shpirtëror. Përpos kësaj që ju më shkruani, mbetet për t'u vlerësuar vërtetësia e kësaj situate të rëndë. Duhen njohur lidhja që ju keni me nënën tuaj, lidhja që ka nëna juaj me njerkun dhe si qëndron lidhja midis jush e të treve. A e keni ndarë me nënën tuaj, cili është reagimi i saj, pasi ky vendim kërkon bashkim dhe seriozitet. Nuk mund t’ju rëndojë më shumë, pa u vlerësuar aspekti psikologjik dhe stili i jetesës, nuk ju jap një mendim profesional. Por që ju të ndiheni mirë psikologjikisht pa trauma me mendime negative, ju sugjeroj të largoheni nga vendi i banimit dhe të shkoni tek të afërmit tuaj, teze, hallë dhe të merret në konsideratë nga nëna juaj si qëndron e vërteta e asaj që ju pohoni dhe të ndihmoheni të dyja nëse vuani abuzim moral.

Author

Shkruaj një koment

5 Komentet

  1. vajza  e Martë 20 Tetor, 2015

    keto raste nuk duhen toleruar po ketu te ne te mbyt opinioni thuaj

  2. vera  e Martë 20 Tetor, 2015

    shume e ke zgjat coje ne polici

  3. labi  e Martë 20 Tetor, 2015

    maskara !!! rrace e poshter !

  4. neritan spahja  e Martë 20 Tetor, 2015

    mire e ka ka psikologia fol me nenen njehere pastaj vendoseni bashke asnje nen nuk do me fort burrin se femijen e vet

  5. evis  e Martë 20 Tetor, 2015

    plase ne burg plehren