Letër psikologes, vajza ime ka shumë të dashur

E dashur Manjoja, vajza ime është adoleshente. Mëson shumë mirë, por kam probleme në komunikim. Më duket sikur nuk kam më kontroll tek ajo. Vishet ekstravagante, bën shumë tualet dhe i ndërron t&

HERMESNEWS - Është mosha e tillë e adoleshencës që ka rebelim, kuriozitet, guxim, shkathtësi dhe inteligjencë mësimore. Jo të gjithë në këtë moshë duhen të jenë apo të ndihen kështu, kjo varet për nga temperamenti i/e adoleshentit. Nuk e keni thënë moshën e vajzës, kjo për të përcaktuar kufinjtë e adoleshencës. Përpos kësaj shqetësimi juaj si nënë është kompleks, pasi vetë kjo moshë është tranzicion në aspektin psikologjik e fizik. Kjo kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj dhe familjar. Vajza juaj adoleshente ka një miqësi të zgjeruar, dhe kjo e bën popullore (të afirmuar) në shoqëri, dhe të ketë miqësi edhe me djem që krijon me disa prej edhe lidhje emocionale. Kjo i ndodh pasi vajza jua, kërkon të krijojë eksperienca por edhe të mbushet emocionalisht dhe të mposhtë pasiguritë dhe frikërat që ka. Në të njëjtën kohë ajo kërkon ta mbushë këtë boshllëk, apo këtë ndjesi inferioriteti, duke mësuar në mësime, gjë që ndihmon performancën e saj jo vetëm në miqësi por edhe në familje. Si shihen këto ndjesi në këndvështrimin analitik-psikologjik. Mënyrat e sjelljet vijnë si reagime të të mësuarit (modelit familjar,kujdestar),por edhe faktor mjedisor. Mungesë stabiliteti emocional në familje apo shoqëri bën që individi(vajza) të jetë kontraverse në zgjedhje të të sjellurit dhe te vepruarit. Temperamenti do të thotë shumë, tiparet e personalitetit të saj, dhe konfliktet që krijon mosha dhe situatat që përfshihen ata/ato.

Unë mendoj që ju si nënë jeni mjaftuar me performancën e mirë të saj në mësime dhe nuk keni kuptuar nevojat e tjera të saj, si mbështetja për shoqërinë e saj, besimi dhe nevoja e vlerësimit përkundrejt dëshirave, fantazive, dhe ëndërrave. Ju këshilloj, që të mos e kritikoni, pasi ajo nuk ka nevojë për këtë, frika që ju keni që kjo sjellje jo konstante të mos i kthehet në stil jetese, nuk mund të quhet e tillë, pasi kjo ka të bëjë me personalitetin e saj, dhe zgjedhjen dhe kjo duhet inkuruajuar për të përmirësuar perceptimin që ka për lidhjen si miqësore por edhe emocionale.

Por duhet parë edhe në një tjetër aspekt, që ndoshta vajza mund të reflektojë të gjithë këtë sjellje, për të tërhequr vëmendje tuaj, dhe kërkon kështu në mënyrë dashurinë dhe konfirmimin tuaj, në të gjitha veprimet dhe si mendon ajo. Qëndrojini sa më afër vajzës suaj, dhe mos bëni dallimin midis të mirës dhe të keqes, kur ajo ndihet e zëmëruar apo tensionuar. Pasi nga e gjithë kjo, do ti duket sulm dhe jo edukim. Komunikoni me të jo vëtëm, kur ndihet e trishtuar por edhe kur ajo ndihet pozitive, këtu mund të shquani sjelljet e mira nga të këqijat.

Mundohuni të njihni shokët dhe shoqet e saj, kjo gjë do t’ju lidhi dhe ju mund të njihni vajzën tuaj, nëpërmjet miqësisë së saj, që mund të ndryshojë nga konteksti familjar. Kuptoni që kjo moshë, kërkon afirmin, vëmëndje,ka ëndërra me një fantazi të tepruar, por ju nuk duhet të tallleni dhe përbuzni këto ëndrra, por t’a orientoni që ato të jenë sa më të realizueshme.

Keni një vajzë që do të eci me prespektivën nësë ajo të mësojë, gjatë rrugës së rritjes, do të kuptojë që stabiliteti ruan ekuilibrin e dëshirave, por deri atëherë që nuk është e largët kjo ditë, duhet medoemos që t’a ndihmoni ju si prind, që të kuptojë diferëncën e të qënurit e pavaruar dhe e varur emocionalisht nuk ndihmon për prospiritet dhe për të pasur energji pozitive. Kjo moshë nuk do të jetë nën tutelë prindërore, por t’i përshtatet mënyrës së perceptimit të tyre, kjo vlen nësë ju i keni ndjekur hap pas hapi do të dini si të silleni dhe t’i kuptoni ata. * Për këshilla na shkruani në info@manjolabaci.com.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet