Psikologji: Të pakënaqurit, pesë shkaqet kryesore të pakënaqësisë dhe efektet që ka në personalitet

Një ndjesi shpesh herë e lënë pas dore, por që gërryen fort, dhe është në rritje e sipër tek njerëzit. Flasim për kategorinë e të pakënaqurve. Pakënaqësia mund të ketë efekte në trup dhe tru, prandaj nuk duhet të nënvlerësohet, por të kuptohet dhe zgjidhet, për ta transformuar në një motor pozitiv të mirëqënies sonë. Në një shoqëri ku gjithçka është potencialisht e mundur, terreni është shumë pjellor, për këtë epidemi në masë më të pakënaqurit kronikë.

"Krahasimi është fundi i lumturisë dhe fillimi i pakanaqësisë." Sören Kierkegaard Para së gjithash le të zbulojmë se cila është kryefjala. Pakënaqësia është ndjesia që lind nga frustrimi i nevojave tona dhe dëshirave të parealizuara, mungesa, një gropë mes asaj që duam të kemi dhe asaj që kemi. Pakqnaqësia është esenca ose "prezenca e mangët" e kënaqësisë së jetës sonë. Format kryesore të pakënaqësisë janë të lidhura me natyrën e nevojave njerëzore si: të qënit jo i realizuar në rolet profesionale dhe ato private, të qënit jo i rëndësishëm, të qënit jo i dashur nga të tjerët osë të përjashtuar, mospasja e një jetë stimoluese,moskënaqja e nevojave primare, seksuale, mohimi shqisave.

Shkaqet kryesore që na çojnë drejt pakënaqësisë janë: problemi që na pengon të ndjekim ambiciet tona, modele edukative të papërshtatshme (prindërit dhe shoqëria, tv-të) që kanë programuar besimet tona, me pak leje dhe shumë kufizime, ambjent pak stimolues, ambjent shumë kompetitiv, rënie e kapaciteteve ose e njohurive që do të na mundësonin plotësimin e nevojave tona.

Kjo shpesh herë çon në një konflikt të ashpër të ndërmjet racionalitetit tonë dhe ndjesive tona emotive. Kjo kthehet në patologji kur konflikti nuk zgjidhet përmes tentativave të vetëdijshme ose jo, dhe duke qenë se nuk funksionon, përsëriten në kohë, në vend që të ndërpriten ose të zëvendësohen. Problematika nga ana e saj vjen nga pamundësia për të kënaqur nevojën që kërkon të plotësohet. Kur kjo ndodh, nuk njihen format me të cilat manifestohet, duke u kthyer në shenja që mund të duken si shqetësime të tjera. Në këtë rast psh, histerizmi, ose sindromen e bisedës. Terapia duhet të drejtohet qoftë në nivelin e simptomës ashtu dhe edukimit të personit ndaj plotësimit të atyre nevojave për shumë kohë të mohuara.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet