Psikologji: çfarë është 'mallkimi' i famës dhe suksesit ?

përgatiti Doriana Metollari

Si ndjehen të famshmit ?

Njeriu quhet i famshëm kur është i njohur gjerësisht, ka reputacion të gjerë social, famë që nis nga ajo lokale apo kombëtare, deri ndërkombëtare. Ai mund të jetë i famshëm në art, sport, politikë në këtë fushë sidomos ata që zotërojnë skakierën politike për vite me radhë. Ai mund të jetë i famshëm për shkak të zbulimeve a studimeve në shkencë, të ketë famë për shkak të pasurisë, të jetë lider biznesi, ikona biznesi si Jobs, Buffet, Gates. Fama lidhet gjithashtu me të qënurit personazh televiziv (drejtues emisioni, talkshoëman etj.), apo me prejardhjen aristokrate a nga familje të shquara, familje me paraardhës të shquar si Kenedi, Bush, Hilton, apo të njohura për pasurinë e trashëguar si Rockfeler, Morgan etj.

Të famshëm janë edhe pjestarë të familjeve mbretërore, top modelet, gazetarët e kolumnistët e mëdhenj. Por ka të famshëm edhe për shkak të pushtetit informativ a atij shpirtëror si gurutë, liderët fetarë. Të famshëm janë edhe njerëzit që zotërojnë pushtetin e ekspertit në fusha të ndryshme dhe i bëjnë njerëzit në masë të kërkojnë ndihmën e tyre duke pritur edhe për një kohë të gjatë të kontaktojnë me ta.

I famshmi ka një profil të dallueshëm dhe krijon tërheqje, magjepsje e influencë në publik e ndikim të përditshëm a të vazhdueshëm në media. I famshmi ka pushtetin e referentit sipas të cilit duan t’i ngjasin, ta ndjekin si model, ta imitojnë a të marrin pjesë në grupimet ku ai drejton, inspiron, bën biznes etj. Kjo sjell avantazh ekstra për të famshmin Statusi i të famshmit është kulmi e më pas shoqëruesi i përhershëm a për një kohë të gjatë i karierës së sportistit, artistit, politikanit të madh.

Ai e arrin këtë kur shkëlqen mbi të tjerë në fushat e sportit a në skenë. Por ka dhe të famshëem për të qenë të famshëm si Paris Hilton. Ata bëhen të tillë thjesht nga vëmendja e medias, nga origjina familjare a nga lidhja me persona të njohur. Elemente të tilla ka pasur në fillimet e saj dhe më vonë edhe Madonna që ndonëse këngëtare e famshme një pjesë të famës e ka nga aftësiav për tu bërë e famshme e për të tërhequr vëmendjen më cdo gjë. (Ka edhe famë të keqe që lidhet kryesisht me aktet kriminale që bëjnë bujë. Të tillë janë kriminelët e njohur, serial killerët, vrasësit e njerëzve në masë si Ajhman. Por kjo do nuk është pjkesë e këtij trajtimi).

Ka edhe njerëz të bërë të famshëm nga një rastësi a ngjarje jo e zakontë që ju qëllon në jetë. I tillë ishte rasti i amerikanit të fillimviteve 90-të, i zënë në flagrancë që i prenë penisin dhe më pas e operuan aty për aty duke ja ngjitur me sukses. Kirurgu u bë i famshëm por edhe ai vetë u ftua nga studio të ndryshe varietesh dhe u bë aktor i njohur, natyrisht me famë lokale e deri diku kombëtare. Ka njerëz që bëhen të famshëm për një kohë të shkurtër edhe nga dalje të shpeshta në media brenda një kohe të shkurtër për shkaqe a rrethana të ndryshme. I tillë është Myslym Pashaj, që për pak kohë hyri e doli nga skena publike shqiptare për shkak të përdorimit të një ngjarje të njohur për qëllime politike.

Njerëz të tillë mund të kategorizohen si të famshëm të shkallës B. Ka njerëz të etur për cfarëdolloj fame si vajza nga Fieri që do të ishte dakord të kishte edhe famë negative, mjaft të njhej nga njerëzit. Tema e njerëzve.të çmëndur pas famës është një temë më vete trajtuar me humor edhe nga Woody Allen në filmin “To Rome with love”.

Në përgjigje të pyetjes tuaj: Për të arritur famën njeriu lufton, përpiqet, si fillim duke menduar për suksesin jo vetëm si famë por edhe si mjet jetese, shtysë, motivacion. Por i famshëm bëhesh pas një kariere të suksesëshme në një fushë të caktuar. Kur e arrin këtë dhe kupton se është bërë i famshëm, njeriu si fillim ndjehet shumë mirë. Është diçka që njerëzit e kërkojnë kur nuk janë të tillë dhe kur e arrijnë janë në qiellin e shtatë. Amerikanët veçanërisht e kanë aq të dëshirueshnme famën, e admirojnë të famshmin, lenë kokën, nderin, mendjen për të. Pastaj vjen ngopja dhe pasojat pozitve por edhe negative të famës.

Bezditë, sulmet, përgjimi i intimitetit, ndërhyrja në jetën personale, penalltitë. Por këto bashkëjetojnë me të mirat e famës përsa kohë suksesi (në sport, biznes, art etj,) vazhdon. Së fundmi vjen venitja e famës (jo gjithnjë) dhe njeriu kupton se cdo gjë vjen e shkon. Ai kupton dalëngadalë se po fillon të harrohet, të zhduket nga kujtesaa e njerëzve derisa, qëllon kur nën një këndvështrim panoramik, të mund të ndjejë dhe kotësinë e iluzionin e gënjeshtërt të jetës.

Theceri filloi të ndjehej aq keq qëkurse pak ditë pas largimit nga Downing Sreet vuri re se nuk i binte më telefoni. Kirk Dagllas, aktori i famshëm që luajti rolin e Spartakut, tashmë në moshë shumë të vjetër u ndje aq keq kur disa vajza të reja pasi e pyetën për emrin e pyetën se c’e kishte Michael Dougllas(të birin, aktori i famshëm). Njeriu është qënie sociale dhe pa njerëzit nuk rron dot. Ai ka nevojë për vlerësimin e tyre, kontaktin, ngrohtësinjë, simpatinë, mbështetjen, ka nevojë t’i ketë ata përrreth, ta dëgjojnë, kuptojnë, t’i buzëqeshin dhe kur është i famshëm të gjitha këto janë maksimale.

Çfarë është suksesi ?

Po suksesi lidhet me famën. Koncepti i suksesit është i njëjtë me atë të famës ? Sukses vjen nga fjala latine successus apo succedere “arrij” , “ja dal mbanë”.

Suksesi është plotësimi i një qëllimi, arrtija e një statusi të lartë social, mbarëvajtja a arritja e fitimeve të mëdha dhe e emrit të mirë në një biznes, arritja financiare, pasurimi, realizimi i një qëllimi të caktuar, fitimi i një pozicioni të nderuar, suksesi politik që të shpie në marrjen e pushtetit, në caktimin në një pozicion të lartë qeveritar a parlamentar etj, etj.

Suksesi është dhe përfundimi me rezultatate të mira i një shkollimi apo kryerja me përpikmëri e përsosmëri e një detyre si individ apo në grup. Nëse si rezultat i këtyre arritjeve, sukseseve, fusha ku ke qenë i sukseshëm është e preferuar për publikun, nëse ke pasur vëmndjen e medias, nëse ke dashur edhe vetë ta bësh sa më publik këtë sukses, mund të bëhesh ecdhe i famshëm.

Koncepti i suksesit a eshte i njejte me ate te fames ?

Pra suksesi lidhet me famën sepse pas arritjes së sukseseve të disa prej llojeve që përmendëm më sipër, pas një kariere të suksesëshme në një fushë të caktuar e nën vëmndjen e njerëzve a të medias, në përgjithësi mund të bëhesh i famshëm. Por edhe mund të arrish sukses e të preferosh të bësh jetën tënde personale, mes miqsh e familjes pa dëshiruar që të tjerët të dëgjojnë për ty a të njohin suksesin tënd, ndonëse kjo në botën e sotme tejet të mediatizuar e të asaj online, është e vështirë të mos vërehet. I suksesëshmi mund të bëhet i famshëm.

Të jesh i famshëm në përgjithësi duhet të kesh qenë i suksesshëm, por e anasjellta nuk është gjithnjë e vërtetë. Ka mjekë a inxhinierë të suksesshëm, juristë etj., që ka pak të ngjarë të bëhen të famshëm sepse njerëzit, janë pak të interesuar për këto fusha.

Dhe që të arrish suksesin e për më tepër që të kalosh nga suksesi në famë, duhet të ketë jo rrallë kombinim të rrethanave fatlume, fat të mirë, njohje me një person të fuqishëm a të famshëm që të ndihmon, por sigurisht të gjitha këto me parakusht vullnetin, përpjekjet, aftësitë. Le të themi suksesi e më pas fama në përgjithësi vinë si rezultat i përpjekjeve të mëdha, vullnetit të celiktë por edhe si rrjedhim i një fati të mirë

Çfarë ndryshon në jetën e njeriut me famën ?

Me famën ndryshon pothuaj gjithshka në jetë. Sidomos kur fama është e merituar ofertat vinë nga të katër anët. Ftesa për pjesëmarrje, programe televizive, oferta sponsorash, reklama, programe ndihme, fansa që e rrethojnë të famshmin nga të katër anët, pasuri, veneracion, idolatry nganjëherë madje deri në bezdi.

Admirimi, fetishizimi e bëjnë të famshmin e ri të jetojë në qielin e shtatë. Restorante luksoze, hotele, jetë e mbushur me evenimente. Raportet sociale shumfishohen në mënyrë të jashtëzakonshme. Qënia ndryshon gjithashu mjaft së brendshmi në aspektin psikologjik, ndryshon këndvështrimi për veten, vetvlerësimi, pikpamjet, ajo cka thotë e bën dhe si pritet ajo. Pasurimi i shpejtë dhe problemet që lindin së bashku me të.

Njerëzit e thjeshtë do të thoshin le të vijë pasuria me të gjithë problemet e saj se e pranojmë, por nuk është gjithnjë kështu sidomos aty ku ligji dhe shteti janë shumë të fortë si në perëndim, dhe aty ku këto nuk janë të tilla sin ë Shqipëri. Shpesh edhe fakti që të famshmit janë të pasur shihet negativisht, me sy kritik nga njerëzit e thjeshtë për vetë sasinë e madhe të parave që harxhohen, luksin e tepruar e jetën përrallore krahasuar me të tjerët.Njeriu i famshëm e përjeton pra jetën si në Olimp. Ndjehet i përzgjedhur i perëndisë, imortal, i jashtëzakonshëm.

Një imperatori I njohur romak i thoshte shoqëruesit kur dilte përpara turmës që e brohoriste t’i përsëriste vazhdimisht në vesh:”hej je qënie njerëzore, je i vdekshëm’. Epitetet e tipit “gjigant” “ kollos” “gjeni”.”i jashtëzakonshëm” “i paparë’ etiketimet e medias, analistëve, fansave, lotët në sytë e tyre, histeria, idolatria, ekstaza(koncertet, ndeshjet e mëdha të sportit), të gjitha këto e bëjnë njeriun(jo gjithnjë) ta mendojë a së paku ndjejë veten si dicka të përafërt me perëndinë, më pranë me pavdekësinë, duke harruar që një ditë dhe të gjitha këto së paku brenda tij do të bëhen kaq të vogla e të pavlerësuara në raport me jetën që ikën.

Tipike të tilla vitet e fundit të jetës së Margaret Thatcher paraqitur së fundmi në film nëpërmjet rolit të luajtur mrekullueshëm nga Meryl Streep. Por ka edhe raste kur të famshmit nuk lëshohen në prehërin e dëshpërimit dhe të harresës. Ka të famshëm tillë që kur fama, fuqia, talenti ju vdesin përpara vdekjes, mbijetojnë duke u marrë me biznes edhe duke shfrytëzuar emrin, fuqinë mbetëse të famës edhe më pas, pas rënies së fuqisë, prirjes. Të tillë janë Michael Jordan etj.

Çfarë e karakterizon njeriun e famshëm ?

Njeriu i famshëm, pa dyshim ka dimensione të gjera humane e sociale. Ai ka privilegjin t’i shohë fenomenet e njerëzit, ngjarjet e eventet, dhe t’i përjetojë ato ndryshe. Ai e ka këtë privilegj edhe sepse jeton në një atmosferë të ndryshme, sheh e dëgjon mjaft në sajë të raporteve të gjera sociale, ka lidhje të shumta e merr pjesë a ftohet të kontribuojë a japë mendim për mjaft ngjarje të mëdha.

Ai ka edhe ndjesitë e të qënurit i madh dhe kjo e bën të jetojë raporte të tjera me njerëzit. Jeta e njeriut si tërësi raportesh sociale, për të, është e ndryshme nga ajo e të tjerëve. Në disa raste të tjera ai trajtohet si fëmija i përkëdhelur i shoqëirsë së madhe, ka teka, kapricio, që i plotësohen por edhe shmangje nga normat sociale që disa herë e bëjnë të atakueshëm nga ligji e drejtësia, policia e media.

Rasti i kleptomanisë së Winona Ryder,.drogës së Martin Sheen, grushtave të Mike Tyson, coroditjes së Ballotelit, ekstravagancave të Salvador Dali, etj., janë vetëm disa në larminë pa fund të tyre. Në publik ka kuriozitet të madh për jetën private të të famshmëve, ata ndiqen nga paparacët, bëhen objekt videosh, lajmesh sensacionale që herë herë i bëjnë ata të jenë edhe më të famshëm por në disa raste dhe të vuajnë hidhur.

Të famshmit alternativisht pikturohen me ngjyra të mrekullueshme e si shembuj perfeksioni kur marrin çmime a luajnë role të mëdha e pastaj si imoralë e perversë kur u ndodhin a kanë lidhje me skandale a ngjarje të rënda. Gjithshka në famë, pra edhe ana dramatike, është më e madhe, më e rëndë, më tronditëse ashtu si edhe vetë ana e saj e bukur, më e ndrithsme, më e sikatur, më përrallore se realiteti

Njeriu i famshëm kthehet edhe në status symbol. Njerëzit blejnë me cmime të larta bluzat me emrin Vip të stampuar apo produkte prodhuar nga biznesi i vipave. Dhe kjo sjelll privilegje të tjera e para të tjera. Krahasuar me të tjerë, të famshmit e kanë gjithshka në favor sapo fillojnë një biznes, dhe e tejkalojnë shpejt nivelin mesatar të një njeriu jo të famshëm që fillon biznes.

Por njeriu me meritë i famshëm, nuk duhet harruar se është njeri i punës e talentit të jashtëzakonshëm, i orëve të tëra të aktivitetit të ngjeshur fizik e mendor, dhe publiku i gjerë jo rrallë e harron këtë duke e identifikuar atë vetëm me shkëlqimin e jashtëm, syprinën, privilegjet, famën, pasurinë, qejfin apo skandalet. E vërteta është se për ta arritur tek të gjitha këto është dashur vec prirjeve natyrale jo të zakonshme si ato të Christian Ronaldo (parametra fizike tepër të larta) edhe vullnet e motivim i jashtëzakonshëm, punë e pandërprerë, e pasion., ore të tëra stërvitjeje, studimi, perpjekjesh, ditë, muaj, vite të tëra këmbëngulje dukë filluar që nga fëminia e largët. Po të lexosh a shikosh në Tv jetën a biografinë e të famshmëve, vë re se gjithnjë prapa suksesit fshihet një punë shumë e madhe, vullnet i hekurt e përpjekje të mundimshme.

Njeriu i fiksuar për suksesin e më pas për famën jep shumë nga jeta e tij për këtë. Por janë shumë ata që përpiqen t’i arrijnë këto, e të paktë ata që ja dalin. Duhet edhe talenti por edhe puna e palodhur. Por ka edhe njerëz që bëhen shpejt të famshëm a më mirë të njohur dhe relativisht pa shumë mundim në sajë të njohjeve,se janë me fat apo se janë në vendin e duhur në kohën e duhur.

Kjo është në përgjithësi një famë që në mos vdes shpejt, nuk mbetet në zemën e njerëzve por ndofta thjesht në mendjen e tyre. Të tillë janë edhe spektatorët e famshëm që shfaqen në TV a programe zbavitëse thjesht si spektatorë, njerëz të zakonshëm, personazhe komikë, kontraversë etj si gruja e moshuar në programin e Ardit Gjebresë.

Fama sidomos në ShBA është kodifikuar edhe në forma konvencionale. Kështu kemi p.sh Hollywood Walk of Fame ku shkruhen emrat e aktorëve të famshëm të kinematografisë , kopertinat e revistave presigjioze, muzeun Madamme Tussauds me figurat prej dylli të personaliteteve të mëdha, Forbes me emrat e njerëzve më të pasur. Fama kur është tejet e madhe e e bën njeriun të njohur anë e mbanë edhe tek njerëz që s’kanë interes apo nuk e njohin fushën e të famshmit.Kështu pa e njohur pikturën nga mjaft njerëz njihet Picasso, njihet Ainshtajni pa njohur as fizikën dhe as kontributin e tij në të. Anekdota e gruas injorante që e admironte Ainstainin pikërisht sepe nuk e kuptonte është sjinjifikative për këtë,

Në kohën e sotme fama lidhet mjaft edhe me internetin, rrjetet sociale, videositet si Youtube, Tëitter, Facebook, Google etj. Bepe Grillo ja dedikon famën e pasurinë vec fjalimeve në piazza edhe klikimeve në faqen e tij ku nga cdo visitor paguhet 1.5 euro. Por në rrjetet sociale kanë edhe një funksion tjetër. Të famshmit komunikojnë edhe direkt me fansat e vet. Ata kështu humanizohen më shumë dhe e magjepsin edhe më shumë publikun. Paris Hilton është nga ato që e shfrytëzon mjaft këtë me blogjet e saj.Detajet e jetës të të famshmëve bëhen kështu shumë më të njohura. /ripublikim/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet