Psikologji: ëndrrat e këqija ju torturojnë? Ndoshta flini tepër

Të flesh më pak se 9 orë në çdo natë ju ndihmon të luftoni endrrat e këqija dhe të ulni ankthin. E thotë një studim i universitetit të Oxfordit, në një raport të plotë për temën "ëndrrat e këqija". Ata që kanë kaluar një situatë stresuese vuajnë më shumë nga ankthi, dhe ëndrrat e këqija. Është parë gjithashtu se ata që e vrasin mendjen shumë për të ardhmen shohin shpesh ëndrra të këqija. Për këtë studim u testuan 846 persona, në një test online për vlerësimin e anktheve, tendenca për tu shqetësuar, trauma të kohëve të fundit, stili i jetës dhe konsumi i alkolit. Gjumi për më shumë se 9 orë zgjat fazën REM, që shoqërohet dhe më parregullsi në rrahjet e zemrës, dhe kjo është faza ku shikohen ëndrra. Ata që janë më të shqetësuar i kanë ëndrrat me të shpeshta, çfarë ushqen ankthin. Prandaj nëse doni të keni një gjumë të qetë, mos flini shumë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet