Psikologji: gënjejmë veten për të gënjyer më mirë të tjerët?

Pse gënjejmë veten? Sipas një teorie kjo na jep mundësinë për të gënjyer më mirë të tjerët. Të gënjesh duke e ditur se po gënjen është vetëm një mënyrë nëpërmjet së cilës ne mund të përhapim informacionin e rremë. Interpretimi dominues i vetëmashtrimit është se; të gënjesh veten kthehet në mekanizëm për të mbrojtur bindjen tonë intime të provave që e përgënjështrojnë. Disa studiues e kanë pyetur veten se si kjo karakteristikë ka evoluar në specien tonë: të jesh i aftë të vetëmashtrohesh ndoshta ka një avantazh adoptues? Sipas biologut Robert Trivers përgjigja është afermative: të gënjejmë veten na jep mundësinë të gënjëjmë më mirë dhe të tjerët, pra të jemi bindës, cilësi që në një specie sociale si kjo e jona është e dobishme. Trivers bëri publik interpretimin e tij evolutiv të vetëmashtrimit në parathënien e librit best-seller të Richard Dawkins "Geni egoist" (1976), dhe që prej asaj kohe është kthyer në një prej fushave të tij kryesore të studimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet