Psikologji: kurajua

nga Manjola Baçi

HERMESNEWS - Qysh në fëmijëri na diktohet përgjegjësia për t’u kujdesur për veten dhe për të krijuar pavarësi, si për zhvillimin motorik dhe atij emocional. Dhe ky është një edukim i drejtë, nuk mund të quhet abuzim apo e pamundur për stadin e moshës që kur fillon ky psiko-edukim me fëmijët, siç mund të mendojë një pjesë ndryshe nga prindërit apo pala tjetër e familjes. Ҫdo koncept që na mësohet vjen në bazë të një njohje me të thellë me të shkuarën, për të përballuar situata rrethanore që na krijohen dhe krijojmë.

Në parantezë të kësaj gjendje sa tunduese dhe frikësuese njëkohësisht është për një fëmijë, pasi që këtu prodhohet guximi e besimi tek vetja, me një përballje midis klitorit të unit dhe egocentrizmit. Midis dy nocioneve që përballen në jetën e zhvillimit të njeriut, konfliktet e pazgjidhura në të kaluarën e fëmijërisë, paqëndrueshmëria emocionale, reflektohen në marrëdhëniet në çift midis partnerëve dhe në jetën e tyre familjare.

Ҫdo shtëpi ka një çati, çdo familja ka një histori. Kjo ndihmon anëtarët të përçojnë dhe ndajnë tek njeri-tjetri, qëllime, eksperiencë, ndjesi, gjendje emocionale etj. Nga këtu rrjedhin modelimi familjar dhe mësohet si zgjidhen problemet. Gjatë eksperincës sime si terapiste në marrëdhëniet familjare, gjatë këshillimit i mëshohet shumë nocioni t’ia dalësh mbanë vetëm, mirëpo në këtë rast po e zhvilloj kontekstin në një këndvështrim jo për të dhënë vetëm kurajo, por për të kuptuar që brenda kësaj ka po aq frikë sa edhe sfidë dhe për të zgjidhur këto ndjesi konfliktesh që zbehin besimin tek vetja.

Janë disa steriotipe që na mundin, si kush gabon pëson, gabimet tregojnë paaftësi, këto mendësi mposhtin vetëvlerësimin për veten,si dhe për të ecur përpara me prioritet që i ke vënë qëllim për familjen që ke përgjegjësi. Jeta vështirësohet kur humbasim kontrollin për veten, kur na ndodhin ngjarje, humbje personi, braktisje, divorc, vështirësi ekonomike sëmundje, nga këto ndodhi e gjejmë veten të vetëm, të pashpresë, por kjo kthehet edhe në kundërt të saj, në forcë, guxim, kurajo. Kjo kuptohet në këtë mënyrë. Kjo pjesë e këtyre individëve nuk i bën këta më pak të ndjeshëm ndaj fenomenit që i ndodh, por mënyrës sesi i percepton ai/ajo këto situata, por mbetet për të thënë, sipas psikologëve vështirësia apo rreziku për gjendjen afektive mund të kthehet në një mekanizëm mbrojtës i cili quhet mohim i asaj që ka ndodhur.

Në një familje janë të kryqëzuar, ose pa atë, arketipi i nënës ose babait, dhe të dy këto figura veçohen dhe plotësohen nga njëri-tjetri.Gjatë seancave të këshillimit me njërin nga partnerët që ndodhen të vetëm në përgjegjësi për fëmijët, i lihet të kuptohet rëndësia e njërit nga tjetri, dhe jo vetëm inkurajimi që ju jeni mirë edhe vetëm dhe do e keni të lehtë për t’ia dalë mbanë. Rëndësia t’ia dalësh mbanë vetëm, është qysh më herët të saj, kontrolli mbi veten dhe drejtimi apo zgjedhja e duhur jo vetëm për veten por për zgjedhjen e të dy palëve. Prindërit përtej situatave dhe ngjarjet që ju ndodhin në partneritet padyshim që duan më të mirën për fëmijët e tyre, por nuk do të ishte e shëndetshme dhe e këshillueshme që të sforcohemi dhe të zëvëndësojmë njërin prej tyre, por mund të bëjmë që të mos ndihen fajtorë fëmijët për ç’ka i ndodh familjes së tyre. Por t’i shpjegohet rrethanat që krijuan këto kushte, që edhe pse lëndohet, t’i lihet të kuptohet kush ka më tepër rëndësi dhe prioritet. Jo sepse të rriturit nuk lëndohen por dinë sesi t’a përballojnë, ndërsa një fëmijë kopjojnë zëmërimin, modelimin dhe mënyrën sesi mendon.

Arsyet për të bërë njërin nga prindërit të ashpër dhe egoist,nuk justifikon kushtet nga ku është bërë i tillë,por për nga mënyra sësi është rrituar ai/ajo. Shoqëria jonë e njeh modelimin e prindërimit në bazë të steriotipeve gjinore, autoritar babain empatike nënën. Nga ku nëse ndodhin një nga fenomenet që u përmëndën më lart, prindi grua, vjen e zhuritur e pafuqishme për t’ia dalë mbanë vetëm dhe e lë të iki jeta bashkë më të prindi babai. E kundërta e saj prindi baba,që përpos autoritetit, humbet kontrollin mbi edukimin tek fëmijët. E gjitha kjo mbetet e shtrëmbëruar në cilëndo situatë që të kryqëzosh, mendësi që ndihmohet nga kjo shoqëri paranojake dhe e lë familjen më të mjerë nga gjendja shpirtërore dhe nga përmbushja me nevoja për të jetuar.

Në po këtë kontekst fenomeni divorc, mbetet një dramë për familjen dhe traumë për fëmijët, mirëpo çdo e keqe e ka një të mirë, jo për të ngushëlluar por për të analizuar se vërtetë kështu ndodh. Përdora dy koncepte dramë dhe traumë, edhe unë vetë tek po e lexoj nuk më kënaq tek shprehem kështu, dhe nuk duhet të shprehem kështu. Divorci sot është zgjedhje dhe zgjidhje, por çfarë e bën të tillë është së pasojat vijnë për shkak të mungesës së komunikimit dhe paaftësisë së zgjidhjes jo gjithmonë të individit por mendësisë së shoqërisë ku jetojmë. Barriera që shtrëmbërojnë personalitetin dhe desktruktojnë familjen. Tek dëgjoj të shprehen familjarët, miqtë por dhe nga vetë profesionistët që janë marrë me proçedurat e divorcit, tani është koha të bëhesh nënë e baba për fëmijët, bëj që të mos ndjejnë mungesën e njerit apo tjetrit. Kjo do të ishte traumë, mohim i asaj që ka ndodhur për të mbrojtur nga çfarë, nga kush ?

Gabime që kushtojnë, për rritjen e një mirëqënie të shëndetshme psikologjike, edhe pse mendimi është për më të mirën, por që në të vërtetë nuk quhet e tillë. Prindërve edhe nëse u ndodh të jenë pa krahun e tyre të djathtë, ata duhet të jenë prezent në një mijë mënyra në jetën e fëmijëve me anë të kujtimeve apo në çfarëdo lloj formë, dhe jo t’u fshihet prejardhja apo identiteti i tyre. Partnerët prindër, kanë historinë e lidhjes dhe vazhdimësisë së tyre, por ja që ndodh në një kohë ku nuk mund të qëndrojnë bashkë, për arsye se ata mund të bëhen të panjohur për njëri-tjetrin apo u ndodhin ngjarje më të rënda se kaq, ajo që ju mbetet nga çfarë ata nisën dhe krijuan është fëmija apo fëmijët.

Frika, ndjenjat e pasigurisë, ndryshimet e menjëhershme, bëjnë që një prind t’a zërë paniku për t’ia dalë mbanë e vetme, dhe kjo reflektohet me ç'rregullime humori, apo me sjellje tolerancë të tepruar. Secili nga partnerët prindër zgjedh mënyra për gjetur një zgjidhje për strehën e tyre, por kjo mund të sforcojë përtej forcave të tyre, nëse do të mendonin së pa përkrahjen dhe përfshirjen e familjarëve të tjerë do ja dalin mbanë. Për të ruajtur ekuilibrin apo kujdesur për fëmijët mjafton, që t’a shprehni atë dhe të përpiqeni për të inkurajuar veten dhe ata se ndryshimet janë pjesë e jetës dhe të mos shihet si diçka që një fëmijë mund të thotë përse më ndodhi mua kjo dhe kur të dëgjoni këtë, t’i thoni do ja dalim bashkë për të përmirësuar jetën tonë sërish.

Në këtë mënyrë ne kemi bërë më shumë sesa të vuajmë apo të ndihemi të mohuar apo mohojmë aftësitë dhe forcat tona. Një prind ja del mbanë, jo duke dramatizuar jetën apo gjendjen ku ndodhet, por duke mos ia mohuar të drejtën për t’u kujdesur për veten dhe për fëmijët. Nga këtu fëmijët marrin një shembull modeli, inkurajues dhe sfidues, për t’a parë jetën me ngritjet dhe uljet e saj, dhe për të vlerësuar njëri-tjetrin kur ja dalin mbanë. Ja dalim mbanë, kur kujdesemi për shëndetin mendor dhe shpirtëror, kjo na sjell qetësi dhe gjykim të mirë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet