Psikologji: letër psikologes, u ndava nga i dashuri, tani dua të lë dhe shkollën

E dashur Manjola, jam studente e vitit të dytë gjuhë - letërsi. Sapo jam ndarë nga i dashuri dhe nuk jam më stimuj për jetën. Kam vendosur të lë dhe shkollën sepse nuk shof rrugëdalje...

HERMESNEWS - Kjo që ju ka ndodhur është pjesë e jetës që ju po jetoni e mbushur herë me gëzime, herë me zhgënjime, e dështime. Të gjitha këto janë ekpserienca që na rrisin dhe na bëjnë të kuptojmë, cilësitë dhe të jemi selektivë. Ju këshilloj, që të mos mendoni në këtë mënyrë për jetën tuaj, të lini shkollën apo të hiqni dorë nga çdo gjë e bukur që mund t’ju ndodhi në jetë. Ju e keni jetën përpara dhe se kjo ndarje, mund t’ju ndodhësë rish, pasi kjo tregon se nësë zgjedhjet bëhen të nxituara situatat ju çojnë në zgjedhje të gabuara, këtë duhet ta kuptoni dhe të ndryshoni pse jo stil të jetuari apo të menduari.

Fokusohuni në qëllimet që keni për të ardhmen, dhe kur ta keni bërë këtë, kthejeni faqen dashurisë, përgatite veten me pritshmëritë që ke, dhe kë do të kesh afër. Shkëputja, ndarja nga dikush, ka gjithmonë një arsye se përse nuk funksionon.

Këtë bëj dhe njih cilësitë dhe pritshmëritë e vetes suaj dhe ngri pastaj dëshirën sesi mund t’akrijosh dhe si të investosh për marrëdhënien tuaj. Duhet thënë që kjo që ju ndodhi nuk mund të thotë se ka gjë të gabuar tek ty, por edhe për shkak të moshës së re që keni, dhe pa eksperiencë ju bën të jeni e ndjeshme dhe të mos të dini si të silleni para lidhjes suaj, kjo edhe për shkak të partnerit që zgjidhni ndoshta nuk ju ka ndihmuar që të reflektoni mbi mënyrën sesi të përballoni konfliktet.

Ju rekomandoj, të gjeni stimuj tek aftësitë që ju keni, dhe që ti zbuloni ato, fokusojeni veten tek hobet e juaja dhe do të gjeni kënaqësi dhe do clironi ngarkesën e energjive negative, dhe përpos këtyre do të keni kthjethlltësinë e mendimeve, dhe do të vlerësoni vetentuaj.

Duhet të shkëputeni nga varësia që krijon lidhja, pasi kjo ka ndodhur me ju, keni dhënë shumë në këtë lidhje dhe nuk ju është përgjigjur ndaj ju nuk gjeni më forcë dhe kuptim për të ecur përpara. Duke u marrë me veten dhe kujdesur për të do të gjeni karakteristika shumë të mira dhe kështu do t’i kuroni këto aftësi me dinjitet dhe kurajo.

Me këtë nuk po ju them, që të mos e vuani ndarjen, pasi kuptoj që edhe pse nuk je me të, ju ka bërë të ndjeheni mirë, por nuk mund të mjaftoheni me këtë, por të keni respekt për veten dhe të mos ju lëndojnë të tjerët dhe të kalojnë në jetën tënde se ju mund të bëni më të lehtë dhe të abuzojnë me ndjenjat e juaja. (kjo vlen për t’u parë)

Kaloni kohë me familjen tuaj, ata janë mbështetësit më të dashure dhe pse hera herës na qortojnë dhe kjo nuk na bën të ndihemi mirë, të paktën një qortim i ashpër mund të na ndihmojë të bëjmë zgjedhje dhe zgjidhje të duhura.

Mbajeni kokën lart dhe vlerësoni veten, këtë mbajeni si kujtim të bukur, dhe si eksperiencë për të ndryshuar sjelljet apo pritshmëri të për më mirë. * Për këshilla na shkruani në info@manjolabaci.com.

Author

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. blerina  e Enjte 19 Nëntor, 2015

    ky eshte nje mendim i mir i psikologes, shko moj vajze ec para

  2. eva  e Mërkurë 18 Nëntor, 2015

    me ka ndodhur nje eksperience e ngjashme dhe mua ne gjimnaz doja ta lija por nuk me lane prinderit per fat te mire i kam patur shume afer sidomos mamin nuk ia vlen e dashur !!per askend nuk ia vlen