Psikologji: xhelozia mafijos….

nga Manjola Baçi

HERMESNEWS - Xhelozia është një ndjenjë emocionale, një performance sjelljeje e cila identifikon individin, si personalitet me karakter impulsiv, irritues me personat që kërkon të dominojë dhe të ushtrojë autoritet. Xhelozia ka format e saj, qoftë kjo e moderuar apo e përforcuar (persistente). Kjo e fundit mbart mundësi për xhelozi patologjike, paranoja e shtrëmbërime të përceptimit.

Xhelozi nuk do të thotë vetëm në emër të partneritetit, por këtë ndjesi provohet tek fëmijët, në miqësi, e shoqëri.

Xhelozia i rri përshtat individit me një të kaluar në fëmijërinë e tij, dhe traumën që mund të ketë përjetuar, për t’u ndjerë i dyzuar dhe me komplekse në marrëdhënie e në jetën sociale. Kjo për të kuptuar prirjen e tyre në këtë ndjesi të pavullnetshme por të përforcuar gjatë eksperiencës së jetuar.

Shumëkush nga ne, në një marrëdhënie, në familje, në miqësi, kemi një person të tillë. Dhe për disa prej nesh e vuajnë këtë gjë,por ka individë që e pëlqejnë këtë sjellje. Në këtë ndjesi i të qënurit xheloz/e, e vuan personi që përformon, edhe pse ne e shohim si të ashpër, me humor jo të mirë, mos-besues, agresivë, jo-tolerant, mungesë komunikimi, etj etj.

Xhelozia ka stadet e saj të evolimit, nis qysh në fëmijërinë tonë dhe vazhdon përgjatë jetës qoftë në kohë e situate të ndryshme me intensitet ose jo. Edhe pse xhelozia nuk ka vetëm karakter njerëzor, por edhe tek specie të ndryshme që na bën t’a dallojmë atë, si diçka pozitive apo negative.

Për të kuptuar këtë, vetë karakteri njerëzor nuk e kupton thellësinë e dëmit të saj, si në aspekt psikologjik por edhe atë fizik. Kjo ndodh nga gjendja e pavetëdijshme e njeriut, në ato labirinthe ku njeriu thërritet për të mësuar ndjesi automatike, për të cilat vepron në mënyrë instinktive për sjelljet bazike.

Xhelozia ka një natyrshmëri që vjen së brëndshmi dhe shpesh individi nuk e kupton çfarë ndjesie provon, pasi mund të ngatërrohen këto ndjesi, si zili, inati, zemërim, pra mbivendosen dhe ka vështirësi në shquarjen e tyre. Megjithatë ka momente të natyrës sonë të sjelljes që bëhemi të vetëdijshëm për ndjesitë që përjetojmë, dhe ndihemi më të çlirët kur njihemi me sjelljet tona, kjo për faktin për të kuptuar dhe për të ndryshuar nëse kjo sjellje dëmton.

Xhelozia ka dyert e saj, sa herë që ne ndeshemi përballë, me gjendjet emocionale të forta, si atashimi i dashurisë, miqësisë, punës, etj. Individi në vetvete ka sjellje posesive, dhe kjo e bën që të veprojë dhe mendojë njëkohësisht impulsivisht në saj të rrethanave ky ndodhet. Mirëpo kjo e justifikon sjelljen kur interpreton temperamentin e karakterit të tij/saj, si sanguinë (gjaknxehtë), melankolik (sensibël), flegmatik (të qetë) kolerik (ekstroverte, ambicioz, udhëheqës).

Përjetimi i xhelozisë ndodh në një rreth më të ngushtë, familje partneritet, por jo vetëm, ashtu siç ka patologji xhelozie tek një person ka edhe për një grup, kjo në varësi të natyrës së njeriut. Me kalimin e kohës,individi mund të ndryshojë sjelljen e xhelozisë nga gjithëpërfshirësë, pra në gjithçka, e kanalizon në marrëdhënie në çift, pasi fillon të bëhet më i mbyllur, më intim, dhe nis të reflektojë po ato sjellje që bënte në fëmijërinë e tij, si sjellje agresive për të marrë atë që donte, apo për të goditur atë që e stigmatizonte si të tillë.

Sjelljet e një individ xheloz, ka skena që lidhen ngushtë me veprime agresive, impulsive, si dhe antisociale deri diku. Nëse pyesim çfarë përjeton ky individ, të gjithë e njohim këtë sjellje mbi veten tonë, çfarë na diferencon është kohëzgjatja e saj përsistente apo periudhat jo të favorshme për ne.

Individët me një ndjenjë të madhe xhelozie, nuk tregon vetëm faktin që kanë përjetuar një fëmijëri jo të mirë, por edhe si ju janë mësuar sjelljet përkundrejt përkatësisë dhe të drejtat e tyre, respektivisht shpirtërore dhe morale. Sjelljet me tonalitet të theksuar xhelozie,qoftë kjo e gjithë shfaqjes së spektrit së saj, sjell problematika si në personalitet por edhe në perfomancë produktiviteti.

Si të ndihmojmë veten, nga ky kurth.

- E thënë në këtë mënyrë, mund të shihet si një kurth ku i bëhet shantazh psikikës, me mendime deluzionale dhe pasthirma paranoje, ku shtrembëron realitietin dhe fut në kllapi dëshirat të drejtuara nga uni, dhe përpos kësaj ndeshet me dy gjendjet që vihen në kontradiktë mes tyre ego-superego. I të qënit egoist dhe në të njëjtën kohë moralist.

- Individët që përjetojnë ndjesi xhelozie persistente, duken sikur shkëputen nga arsyeja për të bërë llogari mbi të justifikuarit e sjelljes së tjetrit, dhe humbasin kontrollin mbi veten dhe veprojmë në bazë të egos. Të dyzuar ndiejnë boshllëqe shpirtërore dhe mungesë vëmendje. Kjo mungesë shihet domethënëse në zhvillimin emocional të individit dhe ku rrezikon të brengosë në vuajtje individin.

Në fëmijëri të kesh sjellje xhelozie, shihet nga familjarët edhe si diçka e mirë, por edhe shqetësuese. Por në fakt ajo mund të shihet më tepër shqetësuese, për nga fakti i modelimit të sjelljes që fiton ai/ajo e zhvillon edhe kur rritet,dhe pasojat do të jene problematike për të dhe për tjetrin që përfshihet nga kjo ndjesi. Të gjithë ne lindim me këtë ndjesi përkatësie për të patur gjithçka dhe këdo, por ja që njeriu ka mësuar të mësojë sjellje përshtatshmërie për të evituar ndjesitë që dëmtojnë veten dhe tjetrin. Nuk përjashton faktin që ndjesia e xhelozisë vjen edhe për nga përmbushja e nevojave apo nga mungesa e këtyre nevojave, ajo çfarë e rëndon atë është mungesa e vëmendjes dhe e besimit tek vetja.

- Mungesa e besimit tek vetja dhe të tjerët, na çon drejt pasigurive dhe humbjes së kontrollit, ku individi kërkon të mbrojë veten me mekanizma mohues dhe destruktivë. Përpiqu të drejtosh velën, jo drejt dallgëve por në krah të tyre që mundësisht t’i përballosh ato gjatë përplasjeve.

- Në marrëdhënie midis partnerëve ka doza xhelozie, si për të thënë që ku ka xhelozi ka dashuri, thjesht për të mbushur mendjen për këtë të fundit. Dashuria nuk lëndon, ajo stimulon fantazi harmonike për të shtuar besimin mbi këtë ndjesi të dlirë. Ndaj thjesht shtoni besimin në aftësitë tuaja dhe zgjedhjes që keni bërë për të ndarë jetën me dikë.

- Vlerësoni veten në cilëndo performancë që përballeni për të realizuar, kërkoni vlerësim nga njerëzit që ju i çmoni.

- Nëse ju pushton ndjesia e posesivitetet për të patur gjithçka, mendoni çfarë ju përket në të vërtete dhe a e meritoni, kështu niveli i kësaj trysnie lehtësohet.

- Ndërgjegjësohuni se ajo çfarë ju përket është falë mënyrës së të mësuarit dhe të menduarit, pjesa tjetër i kalon të drejtës për t’a përvetësuar.

- Ndjesi të tillë si xhelozia njeriu vihet në provë, por për nga mungesa e një eksperiencë jo të mirë.

Stigmatizimi i një njeriu xheloz, nuk është për t’u admiruar, jo për t’u veçuar por për t’u ndihmuar, se thellë thellë, vetëm ai/ajo e di sesa dëshiron të jetë ndryshe dhe mos t’a mbysi ndjenja e frikës dhe e dyshimit. /Autorja është Psikologe Klinike. Për seanca mund ta kontaktoni në manjola.baçi@yahoo.com/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

6 Komentet

  1. Ola  e Diel 11 Tetor, 2015

    xhelozin e perjetojn edhe kafshet dhe jo vetem njerzit qe e kan me te zhvilluar kete ndjesi. Proble esht sesi ta vem nen kontroll kte instikt sic eshte xhelozia.

  2. runlolarun  e Diel 11 Tetor, 2015

    Faleminderit, qe na sjell gjithmone keshilla te bukura dhe shume te nevojshme!

  3. lexuesi i rregullt  e Diel 11 Tetor, 2015

    manjola eshte psikologe shume e miree kam pa ne tv eshte realiste duket person me kembe ne toke

  4. lexuesja  e Diel 11 Tetor, 2015

    e ka shpjeguar shume mire, ka thene cfare eshte dhe si mund te dilet personalisht e kam pesuar kete ndjenje negative eshte tejet sfilitese :(

  5. Arsa   e Diel 11 Tetor, 2015

    Personalisht xhelozin e shoh si nje semundje te demshme te integritetit mendor, psiqik te individit. Ashtu sic thot psikologia , mos te biesh pre e kurthit te ksaj sjellje te " semure" eshte menyra me e mire per ta shmanguar xhelozine!!

  6. evis  e Premte 9 Tetor, 2015

    xhelozia eshte semundja me e madhe e dashurise