Rikthehet BlackBerry

BlackBerry po kërkon të bëjë një rikthim të madh si një kompani software. Drejtuesit njoftojnë për një fitim të enjten pas një dekade humbjesh dhe rënie të çmimeve të aksioneve. Aksionet e saj pësuan një rritje prej 15%, duke u rritur më shumë se 50% që nga fillimi i vitit. Blackberry, më i famshëm për telefonat e saj që përdorin tastierë fizike, tani është fokusuar në shitjen e software-ve dhe shërbimeve, si siguria kompjuterike. Kthesa po vjen nën drejtimin e ri të kompanisë kanadeze nga John Chen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet