Rusia zhvillon 7 lloje vaksinash anti-Covid-19. Gati në përdorim pas 11 muajsh

“Agjencia Medicinale Federale Ruse, ka zhvilluar 7 lloje prototipi vaksinash kundër koronavirusit”. Shefja e agjencisë Veronika Skvortsova ka deklaruar për median. “Deri tani, agjencia jonë ka zhvilluar shtatë lloj prototipe të një vaksine gjentike nga proteinat. Sejcila prej tyre ka epitopes (pjesë që ndërveprojnë me virusin)”, ka dekalaruar ajo për televizionin shtetëror.

Ideja kryesore sipas saj, është të përzgjidhet prototipi i vaksinës më efiçente nga të shtatë llojet. “Fillimisht duhet krijuar modeli i vaksinës në kompjuter. Nga e hëna, kjo do të përfundojë në Qendrën Mikrobiologjike në Ministrinë e Mbrotjes së vendit, e cila është çertifikuar të punojë me bio patogjenët e klasit të dytë”, ka shtuar Veronika.

Megjithatë, edhe pse vaksina do të jetë gati së shpejti, duhet pritur për t’u vënë në përdorim për jo më shpejt se 11 muaj. “Ne kemi planifikuar të përfundojmë të gjitha testet në Korrik dhe më pas të nisim provat klinike. Kemi planifikuar të procedojmë me fazën e parë dhe të dytë në fund të këtij viti dhe çerekun e vitit tjetër”, ka shtuar drejtoresha.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet