SUPERHËNA/ Sot mund të shihni superhënën e fundit për vitin 2020

“Superhëna” e fundit e vitit 2020, do të duket në qiell mëngjesin e së enjtes, më 7 Maj 2020 rreth orës 6.45 të mëngjesit (GTM)”, deklaron Nasa. Hëna do të shfaqet e plotë për gjatë tre ditëve, duke nisur nga sot deri të premten në darkë.

Madhësia e hënës do të jetë 7 për qind më e madhe dhe 15 për qind më e shndritshme se në kohë normale. Sipas Nasas, “kjo do të jetë hëna e plotë e fundit për këtë vit”. Aparatet e fuqishme si teleskopë të mëdhenj dhe të vegjël nuk janë të nevojshme, por nëse doni t’i përdorni ato, do të japin një pamje më të mirë dhe me detaje të hënës. Ndryshe nga vëzhgimi i diellit, nuk do të ketë probleme për rrezatimin nëse e shihni me sy normal.

Superhëna, është quajtur ndryshe edhe si “Hëna Lule” ose “Hëna qumësht”, nga astrologu Richard Nolle në vitin 1979. Kjo për shkak se orbita më e afërt e hënës “perigjeu” është më afër me tokën.

Për vitin 2020, katër hënat e plota nga Shkurti deri në Maj, janë thuajse 90 për qind me këtë madhësi dhe ndriçim deri më 8 Maj. Teksa, superhëna është konsideruar më pak serioze dhe shkencore se fenomeni i eklipsit, prezanton një shanc për të inkurajuar njerëzit ta shohin hënën më në detaje. Superhëna tjetër nuk do të jetë e mundur të shihet në këtë mënyrë deri në fund të prillit të 2021.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet