Sa shpejt po plakeni ? Zbulojeni me një analizë gjaku

Një analizë gjaku që llogarit se sa shpejt po plaket një person, është zbuluar nga shkencëtarët britanikë. Sipas të përdishmes DailyMail, analiza nxjerr “moshën biologjike” të një personi krahasuar me moshën e tyre aktuale, dhe mund të përdoret edhe për të zbuluar sëmundjen e Dementias vite më vonë. Kjo ndodh sepse ata që janë më të vjetër biologjikisht se sa në vite, janë të të predispozuar për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer, forma më e përhapur e Dementias, thonë shkencëtarët britanik. Analiza i jep personit një rezultatin e plakjes bazuar në të dhënat gjenetike të gjetura në gjakun e tyre. Shkencëtarët shpresojnë që kjo të ndryshojë mënyrën se si doktorët mendojnë për moshën kur bëjnë vendime mjekësore, pasi kërkimet tregojnë se mosha biologjike nuk është e njëjtë me moshën aktuale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet