Sëmundjet që do të pushtojnë Europën për shkak të ngrohjes globale

Një Prill i nxehtë dhe i thatë, por edhe një muaj i veçantë në të cilin miliona persona janë mbyllur në shtëpi. Por a ka lidhje mes klimës dhe sëmundjeve? Muaji i kaluar ka qenë i ngrohtë dhe i thatë në pjesën më të madhe të europës, me gati 1.3 gradë më tepër se mesatarja normale, duke bërë që të ishte prilli më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë bashkë me atë të vitit 2016.

Në këtë muaj, miliona banorë u mbyllën brenda për shkak të virusit, ndërsa në disa vende nuk ka patur madje asnjë pikë shi. Në hartën europiane tregohet nxehtësia vetë. Pjesët e kuqe tregojnë ku ka qenë mesatarja më e madhe se e zakonshmja, pamje e cila nuk është kështu kudo.

Prilli ka qenë një muaj me rrezatim rekord në pjesën më të madhe të europës, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë. Pjesët me të kuqe kanë qenë më të nxehta se zakonisht çdo vit. Disa vende kanë patur madje dyfishin e dozës së rrezatimit diellor. Në Skoci ka patur 60 për qind më tepër diell se zakonisht.

Këto ditë kemi vetëm një sëmundje në mendje, Covid-19. Shumë pyesin nëse në verë do të zhduket virusi? Profesor Jan Semenza deklaron se askush nuk e di për momentin me saktësi se çfarë do të ndodhë. “Covid-19 është një virus i ri, i panjohur më parë, prandaj nuk e dimë si do të sillet në një klimë tjetër dhe një stinë tjetër. Ajo që dimë është se janë disa viruse të cilat qarkullojnë mes popullsive dhe arrijnë kulmin e tyre në verë dhe më pas në vjeshtë zhduken. Shpresojmë që edhe me koronavirusin të ndodhë e njëjta gjë, por nuk e dimë nëse do të ndodhë ose jo”.

Ndryshimet klimatike nuk janë përgjegjëse për epideminë e koronës. Por është e sigurt se do të ndikojë në përhapjen e sëmundjeve të tjera në Europë, mes të cilave edhe bakteri Vibrio, i favorizuar nga ngrohja në ujërat e detit Balltik. “Nëse futesh në ujë dhe nëse ke një kruarje, mund të kthehet në infeksion. Kjo tip bakterjeje mund të provokojë diare të shkaktuar nga gastrontertritet ose infeksioniet e veshit. Këto bakterje janë shumë të rrezikshme pasi një infeksion mund të çojë në trompozë. Mund të shkojë deri në vdekje”, shton profesor Semenza.

Kërcënimet për shëndetin janë të ndryshme. Në jug të europës pritet edhe ardhja e “mushkonjës tigër nga Azia, duke sjellë sëmundje tropikale”. “Janë rastet e chikunguyas dhe zika, sëmundje tropikale që nuk ekzistonin më parë në Europë”, shpjegon profesori.

Mushkonjat tigër janë prezente thuajse gjatë gjithë vitit në zonat bregdetare. Si duhet të mbrohemi nga ky tip i ri rreziku? “Duhet evituar takimi me mushkonjat ose të përdoren solucione lëkure për t’i larguar ato, pasi mund të pickojnë dhe transmetojnë sëmundjet tropikale. Duhet të mos laheni në ujëra me nivel të lartë bakterjesh. Janë të shumta gjërat që mund të bëjmë personalisht për të ulur në minimum impaktin e ndryshimeve klimaterike”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet