Shkencëtarët kanë gjetur ajrin më të pastër në planetin Tokë

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur “ajrin më të pastër në botë”, i lirë dhe pa u ngacmuar nga asnjë aktivitet njerëzor, i ndodhur në Oqeanin Jugor i cili rrethon Antarktidën. Në këtë studim të parë të llojit të vet në kompozimin e bioaerosolit, shkencëtarët nga universiteti shtetëror i Kolorados, identifikuan një rajon atmosferik i cili ngelet i pandryshuar nga aktiviteti njerëzor.

Koha dhe klima janë thuajse të lidhura, lidhin çdo pjesë të botës me rajonet e tjera. Meqë klima ndryshon shpejt për shkak të aktivitetit njerëzor, shkencëtarët dhe kërkuesit u përpoqenë të gjejnë një cep të botës të paprekur nga njerëzit.

Megjithatë, profesoresha Sonia Kreidenweis dhe grupi i saj, dyshojnë tek ideja se ajri i Oqeanit Jugor do të jetë më pak i prekur nga njeriu dhe rëra e kontinenteve të botës. Kërkuesit gjetën rrymat e ajrit të pastër, të cilat ushqejnë retë e ulëta në oqean dhe që janë të lira nga zonat ajrore të përbëra nga aktiviteti njerëzor, duke përfshirë mbetjet e lëndësve djegëse, mbjelljen e disa foragjereve, prodhimin e fertilizimit dhe mbetjet ujore, ose të transportuara nga vendet e tjera përreth botës.

Ndotja e ajrit krijohet nga mbeturinat ajrore, të cilat janë lëndë ose gaze të shpërndara në ajër. Kërkuesit vendosën të studiojnë se çfarë kishte në ajër dhe nga vinte, duke përdorur bakterie në ajër si një mjet diagnostifkues për të konstatuar pjesën e atmosferës së ulët.

Kërkuesi shkencëtar dhe bashkëautor i studimit Thomas Hill, shpjegon se “lëndët e lëshuara në ajër kontrollojnë përbërjen e reve të Oqeanit Jugor dhe ato janë të lidhura ngushtë me procesin biologjik të oqeanit, duke bërë që Antarktika të jetë e izoluar nga zona jugore e mikroorganizmave dhe ushqimet që depozitohen nga kontinentet e jugut”. Megjithatë, sugjerohet se Oqeani Jugor është njëri nga të vetmit vende në tokë që ka patur efekte minimale nga aktivitetet njerëzore.

Shkencëtarët studiuan ajrin në nivelin e kufirit detar, (pjesë e atmosferës që ka direkt kontakt me oqeanin), teksa shihej që kërkuesit po udhëtonin me varkë në jug të kulmit të Antarktidës nga Tasmania dhe Australia. Ata ekzaminuan përbërjen e mikrobeve të ajrit, të cilat janë gjetur në atmosferë dhe shpesh përhapen me mijëra kilometra nga era.

Duke përdorur pjesë të ADN-së, ndjekja e burimit dhe trajektores së erës, si shkencëtarët dhe autori Jun Uetake kanë gjetur se origjinia e mikrobeve vinin nga oqeani. Që nga përbërja e bakteries dhe e mikrobeve, kërkuesit dolën në përfundimin se lëndet e djeshme në ajër nga masat e largëta të tokës dhe aktiviteti njerëzor, siç janë ndotja e shkaktuar nga përdorimi i mbetjeve në tokë, ato nuk kanë udhëtuar në jug nëpërmjet ajrit.

Mbi 80 për qind e njerëzve që jetojnë në zonat urbane, nga monitorimi i ndotjes në zona, duket se njerëzit janë të ekspozuar në nivele kualiteti të cilat kalojnë limitet e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, siç tregojnë studimet, ndotja e ajrit mund të kalojnë kufijtë gjeografikë dhe të ndikojë në jetën e qindra njerëzve të cilët jetojnë mijëra milje larg nga vendi i origjinës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet