Shkencëtarët: Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati në shtator

Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, po punon për një vaksinë kundër koronavirusit dhe ndoshta mund të jetë e gatshme për përdorim publik në vjeshtë, shkruan “The Times”.“Kjo është pothuajse e mundur nëse gjithçka shkon në mënyrë të përsosur. Ne duhet të kërkojmë për të. Askush nuk mund të japë garanci, askush nuk mund të premtojë se do të funksionojë dhe askush nuk mund të japë një datë përfundimtare, por ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi aq shpejt sa mundemi”, tha shkencëtarja në një intervistë për gazetën.

Grupi ka zhvilluar tashmë një version të parë të vaksinës që do të jetë gati për të hyrë në prova klinike brenda dy javësh. Në deklaratat me median britanike, shkencëtarja shpjegoi procesin me të cilin do të kalojë vaksina. “Së pari, ekziston nevoja për të prodhuar vaksinën për studime klinike në kushte të rrepta të kontrolluara, të certifikuara dhe të kualifikuara – kemi nevojë për miratimin etik dhe miratimi rregullator. Pra, prova klinike mund të fillojë me 500 persona në fazën 1. Kjo është gjithmonë tek të rriturit e shëndetshëm midis moshave 18 dhe 55-vjeç”, u shpreh ajo.

“Atëherë mund ta bëjmë fazën 2 duke parë një gamë më të gjerë moshe, në këtë rast do të rrisim moshën, nga 55 në 70-vjeç ose më shumë. Ne po kërkojmë siguri në grupin më të vjetër, tha ajo.

Gilbert sqaroi se pjesëmarrësit nuk do të jenë të infektuar me virus, por do t’ju kërkohet të vazhdojnë jetën e tyre normalisht dhe disa prej tyre do të infektohen. COVID-19 tashmë ka vrarë më shumë se 108,852 njerëz sipas Universitetit Johns Hopkins.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet