Shkencëtart deklarojnë 'Covid-19 nuk e ka origjinën nga Wuhani'

“Ka një evidencë të madhe nga ku dilet publikisht se Sars-Cov-2, që shkaktoi edhe Covi-19, nuk ka lindur nga qyteti kinez i Wuhanit”. Kjo është deklarata zyrtare e që shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë zbuluar.

Në një shkrim të botuar në gazetën Proceedings nga Akademia e Shkencave në SHBA, njëri nga arkeologët e këtij zbulimi Peter Forster, ka deklaruar se tre tipat A dhe C janë gjetur në zonat jashtë azisë lindore, pra në rajonet e Europës dhe Amerikës. Në të kundërt, tipi B është shfaqur në pjesën më të madhe të rajonit të azisë lindore.

Tip A, është edhe më i lehti për t’u gjetur për shkak të versionit më të ngjashëm me atë të gjetur tek lakuriqët e natës, por që nuk kishte të bënte fare me tipin që u gjet në Wuhan, sipas kërkimit. Të 23 shembujt që u morrën në Wuhan, vetëm tre tipa janë A, pjesa tjetër janë B, një version i dy mutacioneve të tipit A.

Shkencëtarët pas kërkimit të imtësishëm, kanë deklaruar se “koronavirusi mund të ketë qarkulluar tek njeriu dhe kafshët shumë herët më përpara se sa besohej, kjo bazuar në analizat e mutacionit”. Ata kanë deklaruar se ka 95 për qind shanc që fillimi i përhapjes së virusit të ketë nisur në fillim të muajit shtator, ekzaktësisht 13 Shtator 2019, ndërkohë që shenjat e para të Covid-19 në Wuhan u zbuluan në fund të dhjetorit.  

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet