Shkojnë për vizitë tek mjeku. Zbulojnë se janë binjakë

Çifti amerikan merr vesh lajmin e rëndë

Nuk kishin fëmijë prej disa vitesh, prandaj vendosën të shkojnë në klinikë për t’u konsultuar. Por këtu ndodh edhe çudia më e madhe e jetës së tyre. Zbulojnë se janë binjakë. Kjo i ka ndodhur një çifti në Jakson të Amerikës në shtetin e Mississipit. Të dy personat janë ndarë nga njëri-tjetri që prej momentit kur kanë lindur pas vdekjes së prindërve të tyre si dhe adoptimit më pas nga dy familje të ndryshme.

Nga analizat e para shëndetësore të bëra në klinikë, rezultoi se ka një lidhje shumë të fortë ADN-je mes të dyve. Madje mjekët u kanë thënë se kanë lindur në të njëjtin vit dhe në të njëjtën kohë, duke zbuluar edhe historinë e tyre. Çifti i cili jetonte i ndarë para se të martohej nuk kishte dyshimin më të vogël të lidhjes së tyre të gjakut. Për vite kanë kujtuar se lindja në të njëjtën ditë, në të njëjtin vit dhe në të njëjtin vend mund të ketë qenë një koençidencë e rallë.

Fillimisht çifti ka menduar se mund të ketë qenë ndonjë shaka dhe kanë nisur të qeshin, por ndërkohë mjekët u kanë dhënë përgjigjen përfundimtare derisa gjithçka është kthyer në dramë të vërtetë. Të dy janë njohur në shkollën e lartë dhe menjëherë janë lidhur së bashku. Menjëherë pas lajmit “shock” po shohin mundësinë e divorcit, por problemi qëndron se në shtetin e Mississipit martesa mes familjarëve dënohet deri në 10 vjet burg. Të dy po kërkojnë rrugët ligjore për të mos patur më probleme për ndarjen dhe pas saj.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet