Shkrirja e akujve në alarm/ Groenlanda humb 1 milion ton akull për çdo minutë në vitin 2019

“Temperaturat e larta, kanë bërë që Groenlanda të humbasë aq shumë akull, saqë mund të konsiderohej sa madhësia e shtetit të Kalifornisë vetëm në vitin 2019”, është deklaruar në një studim. Studimi sugjeron se ishulli ka humbur miliona ton akull për çdo minutë të çdo viti. Pas dy vjetësh kur ishulli pa edhe shkrirjen më të madhe të akujve, matjet e satelitëve kanë sugjeruar se në të nxehtin e vitit të kaluar, është parë humbje e 586 milion tonë akull në ishull.

Humbja prezanton mbi 532 trilion litra ujë”, sipas studimit të publikuar nga Communications Earth & Environment, e barabarë me madhësinë e 212.8 milion pishinave. Matja e kryer e akullit është më e madhe se ajo e humbjes në vitin 2003, kur satelitët e Nasa-s, nisën fillimisht matjen e gravitetit të shtresës së akullit.

Humbja i atribuohet fenomenit të kohës, i cili ka ndikuar në ngrohjen globale dhe shkrirjen e akujve me rritjen e temperaturës, sidomos në shekullin e 20. “Jo vetëm akulli i Groenlandës po shkrihet, por akulli i ishullit në përgjithësi, po shkrihet shumë e shumë më shpejt”, tregon njëri nga autorët e studimit Ingo Sasgen, gjeoshkencëtar në Institutin Alfred Wenger në Gjermani.

Frika vjen për faktin se shkrirja e akullit global po çon në rritjen e nivelit të ujit në mënyrë katastrofike. Vetëm një vit më parë, shkrirja e akullit të ishullit bëri që niveli i ujit të rritet me 1.5 milimetra në nivel global. “Në botën tonë, ky akull është shumë i madh, prandaj është shumë e rrezikshme”, deklaron një tjetër bashkëautor Alex Gardner. Ai shton se përhapja e ngrohjes së oqeaneve dhe impakti i shkrirjes së akujve, mund të çojë në përmbytje globale dhe probleme të tjera.

Shkrirja ka ndihmuar në gjetjen e të tjera të dhënave për “bllokimin e Groenlandës”, një fenomen në të cilin presioni i lartë më Kanada po shkakton ngrohje të ajrit nga Amerika e Veriut përreth ishullit duke ndihmuar edhe në shkrirjen e mëtejshme. Në vitin 2018-2019, një mesatare prej 108 bilion ton akulli humbi në ujë, duke bërë që të shihej se një trysni e tillë e fortë të ndihmojë në ftohjen e ajrit të Arktikut për t’u përhapur nga oqeani i hapur në Groenlandë, duke e bërë edhe verën më të ftohtë.

Gjetjet kanë bërë që të mirëpriten edhe shkencëtarë të tjerë të cilët më parë nuk ishin përfshirë në studime, pasi reflektojnë realitetin e shkrirjes së akujve në rajon. Ruth Mottram, një shkencëtare akulli në Institutin Danez të Metereologjisë, e cila nuk ishte pjesë e studimit të mirëfilltë, është shprehur se “këtë verë shkrirja e akujve nuk ka qenë ashtu si e vitit 2019”.

Megjithatë, në studimin e sa personal, ajo ka gjetur ngjashmëri nga viti i kaluar të cilat janë përllogaritur duke rezultuar se “rajonet bregdetare të Groenlandës janë ngrohur në nivel mesatar me 1.7 gradë celcius këtë verë në krahasim me atë të një viti më parë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet