Shqipëria merr pjesë në Tokyo Big Sight workshop mbi Nano-Teknologjinë dhe Nano-Shkencën

Është organizuar në Tokyo Big Sight workshopi mbi Nano-Teknologjinë dhe Nano-Shkencën nga Profesori dhe Akademiku Arben Merkoci, me mbështetjen e Ambasadorit të RSH-së në Japoni, Gjergj Teneqexhiu si dhe mbështetjen e Ambasadorit spanjoll Z. Toledo. Ambasadori Teneqexhiu në fjalën përshendëtese falënderoi shkencëtarët e të treja vendeve për pjesmarrjen në workshop dhe përgëzoi profesor Merkocin për kontributin e çmuar në themelimin e “Njësisë së Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë Shqiptare” (NANOAlb).

Nder te tjera u theksua se qëllimi kryesor i këtij workshopi do të jetë “forcimi i bashkëpunimit midis tre vendeve, shqipërisë, japonisë dhe spanjës në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjive dhe aplikimet e tyre në fusha të rëndësishme si shkencat e jetës, teknologjitë e informacionit dhe energjinë”.

Ndërsa Spanja dhe Japonia janë në pararojë të zhvillimit të nanoteknologjisë në Evropë dhe Azi. Shqipëria një vend i vogël evropian është i gatshëm të bashkohet ne aktivitetet e ardhshme në këtë fushë duke nxitur më tej bashkëpunimin me vendet udhëheqëse.

“Ky workshop është një shembull i qartë i nevojës së bashkëpunimit në këtë fushë të teknologjisë multidisiplinare, për të nxitur shkëmbimin e ideve dhe krijimin e programeve të reja të bashkëpunimit midis tre vendeve”, perfundoi ambasadori Teneqexhiu. Ambasadori Teneqexhiu ka ftuar të gjithë të pranishmit të kontribojnë sadopak financiarisht apo edhe në mënyra të tjera në lehtësimin e pasojave të tërmetit te 26 Nëntorit në Shqipëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet