Asnjë pikë verë mbi mbulesë? Po, është e mundur

Është ankthi i të gjitha mamave dhe shtëpiakeve, e sigurisht gëzimi i prodhuesve të detersivave: kur derdhet vera, në mënyrë të pashmangshme formohet një pikë në shishe e cila përfundon në mbulesë. Deri më sot, falë Daniel Perlman, një profesor fizike dhe shpikës i Brandeis University (SHBA), është shpikur shishja 'provë pike'. Qafa e shishes ka një ulluk të gjerë 2 milimetër dhe të thellë 1 mm që mbledh deri në pikën e fundit të verës duke bërë që të zbrazet brenda në gotë jo në shishen jashtë. Ky sistem duket se funksionon por Perlman i janë dashur 3 vite punë dhe studim për t'ia arritur. Që nga momenti kur Perlman është i apasionuar pas verës, studimi dhe tentativat e gjata ndoshta nuk kanë qenë dhe aq të lodhshme, të paktën urojme të jetë kështu.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet