Smartphonet largojnë prindërit nga fëmijët

Të dhënat jepen nga një studim shkencor

Nëse prindërit shpesh janë të hutuar është faji i smartphone-ve dhe tablet-eve. Për këtë fëmijët mund të shfaqin probleme në sjellje, që nga kapriçiot e tepërta, ankthi dhe hiperaktiviteti. E thotë një studio e publikuar nga revista Child Development që drejtohet nga Brandon McDaniel i Illinois State University në Normal. Ekspertët kanë studiuar thuajse 170 familje më fëmijë të vegjël duke iu kërkuar prindërve se cili ishte raporti që ato kanë më teknologjitë dhe sa influencon kjo në të përditshme me fëmijët.

Thuajse gjysma e të intervistuarve tha se smartphone-t ose dispozitivët e tjerë, ndërhyjnë në jetën familjarë të paktën tre herë në ditë, kur prindërit lexojnë, iu përgjigjen mesazheve, apo flasin në chat në kohën kur janë me fëmijët. Kjo doli nga një relacion që fliste për problemet e sjelljes dhe frekuencën e përdorur me telefoninë ose teknologjitë e tjera të prindërve, gjatë jetës familjare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet