Sonte ka shi meteorësh nga kometa Halley

Bëhet fjalë për yje që bien shumë të ndritshme, që prodhohen nga pluhuri i lëshuar nga kometa Halley, e digjen në atmosferën e tokës. Kjo ndodh sonte dhe nesër në darkë.

Gjatë fundjavës Toka do të kalojë përmes pluhurit shumë të hollë të leshuar nga një prej kometave më të famshme të vëzhgura nga njeriu, Halley. Në këto dy netë qiejt e disa zonave të planetit tonë do të ndriçohen shumë nga yjet rënëse, me një shpejtësi 40 km në orë. Ky shi meteorësh merr emrin nga Eta Aquaridi dhe ndodh nga data 19 Prill deri më 28 Maj, më kulm që shënohet rreth datës 6 Maj.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga astronomët banorët në jug të planetit do të mund të shohin një numër më të madh yjesh që bien, ndërsa ata që banojne në gjerësine gjeografike veriore më pak, rreth 15 në orë.

Pluhuri që udhëton me më shumë se 230.000 km në orë, kur takon atmosferën e tokës lëshon një bisht të gjatë dhe kjo i bën të duken shumë të ndriçuara.

Ky shi meteorësh mori emrin nga Eta Acquaridi për shkak të yllit Eta Acquarii, që ndodhet në kostelacionin e Ujorit, që i bën dritë këtij "shiu". Nga kjo zonë vjen pjesa më e madhe e yjeve.

Prandaj këshillohet për të gjithë ata që duan të shohin spektaklin të gjejnë kostelacionin e ujorit.

Për të parë yjet, është e rëndësishme që të jetë shumë errët, mundësisht shkoni në zona më pak të banuara, dhe largoni shikimin nga ekrani i celularit tuaj, për të paktën 15 minuta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet