Statistikat e Facebook për 2017, në Messenger shkëmbehen 1.7 miliardë emojis në ditë

1.3 miliardë përdorues të Chat Messenger kanë shkëmbyer këtë vit 500 miliardë emoji, e barabartë me 1.7 miliardë në ditë. Kjo u njoftua nga Facebook, i cili publikoi statistikat e aplikacioneve për vitin 2017. Viti që po mbyllet, ka shënuar numrin e 7 miliardë bisedave në ditë, ku nata e ndërrimit të viteve, shën valentini dhe festa e nënës kanë qenë më aktive. Përveç emoji, përdoruesit e "Messenger" kanë shfrytëzuar gjithashtu GIF, imazhe të animuara, prej të cilave 18 miliard janë dërguar gjatë vitit 2017. Gjithashtu gjatë vitit, thekson Facebook, platforma ka organizuar mbi 17 miliardë video thirrje, një dyfishim krahasuar me vitin 2016.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet