Studiuesit: ja përse janë shtuar përmbytjet në gadishullin ballkanik

Përmbytjet katastrofike që përfshinë Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën e Shqipërinë, në maj të vitit 2014 shkaktuan viktima e humbje prej miliarda eurosh. Ekspertët e Institutit për Studimet e Klimës në Potsdam të Gjermanisë kanë arritur në përfundimin, se reshjet e shumta të regjistruara gjatë kësaj periudhe ishin rezultat i disa fenomeneve të shkaktuara nga ndryshimi i klimës dhe temperaturave. Temperaturat ekstreme sipas tyre sjellin “ngujimin” e erërave në shtresën më të lartë të atmosferës, dukuri kjo që ekspertët e emërtojnë si “jetstream”. Këto erëra janë gjithmonë të pranishme rreth hemisferës dhe përfshijnë tri “unaza”, citon “Doice Welle” studimin gjerman. Ato nuk janë në formë rrethi por me devijime dhe sillen rreth Tokës duke lëvizur nga qendra drejt Veriut apo Jugut. Këto valë të cilat quhen “rossby” kur lëvizin drejt Veriut tërheqin ajrin e nxehtë nga Mesdheu duke shkaktuar temperatura të larta. Ndërsa, kur lëvizin drejt Jugut, tërheqin me vete ajër të ftohtë nga Poli i Veriut. Por edhe në vitet e kaluara është konstatuar se i ashtuquajturi “rossby” shumë shpesh i ka ndalur valët në ajër. Erërat “jetstream” vazhdojnë të lëvizin edhe për disa kohë, por duke mos shkuar në Jug apo Veri, siç bëhet normalisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet