Të prekurit me Hiv mund të jetojnë 10 vjet më tepër

Shkencëtarët u japin shpresë të infektuarve

Falë hapave gjigandë mbi zbulimet farmaceutike, jeta e personave të prekur nga virusi HIV është zgjatur me 10 vjet. Medikamentet tashmë janë më të forta dhe më pak helmuese që kur për herë të parë ka mbërritur zbulimi i terapisë retrovirale në vitet 90-të. Madje, është përimirësuar edhe parashikimi i rrezikut kolateral në problemet kardivaskulare, tumore dhe hepatite.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga një studim i universitetit të Bristolit. Kërkimi thekson se “të gjithë ata që kanë nisur të marrin ilaçet nga viti 2008 e më pas, mund të shpresojnë për të jetuar mbi 10 vjet më tepër se sa nga ato të terapive të viteve 90-të”.

Mjekët nënvizojnë rëndësinë e shpejtësisë së nisjes së kurimit. Por problemi qëndron në faktin se shumë persona nuk e kanë idenë nëse janë të infektuar me virus. Kjo vlen sidomos për vendet në zhvillim, ku është i përqëndruar edhe më tepër numri i personave me HIV.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet