Temperaturat e larta pengojnë nisjen e avionëve

Ngrohja globale mund të sjellë probleme për avionët të cilët kanë patur vështirësi në ngritje, për shkak të temperaturave të larta të verës, që bëhen gjithnjë e më të nxehta. Një studim i universitetit Kolumbia bën të ditur se vetëm muajin e kaluar janë anuluar 40 fluturime, me nisje nga Phoenix (Arizona), për shkak të valës së lartë të të nxehtit. Avionët e kanë patur të vështirë të ngrihen, për shkak të këtyre temperaturave. ”Kur moti është i nxehtë, ajri humb densitetin. Dhe në një ajër me pak dendësi, krahët e avionëve humbin forcën aerodinamike”, nënvizon një studim i këtij universiteti. Studiuesit thonë se e vetmja zgjidhje, nëse kërkohet shtyrja e nisjes së avionit, është lehtësimi i peshës së tij, duke reduktuar sasinë e karburantit, të ngarkesës apo numrit të pasagjerëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet