Tërmeti shkatërrues i shekullit. Gjeologët parashikojnë forcën dhe vendin ku do të ndodhë

“Kur”, në fakt është e vështirë për ta parashikuar. Por ka goxha vende në botë të cilat janë në rrezik shumë të madh për t’u goditur nga tërmete shkatërruese. Një studim i kryer nga disa gjeologë francezë dhe kilianë, ka individualizuar pllakën më fundore në “unazën e zjarrit”. Sipas studimit të gjeologëve, “tërmeti i ardhshëm i shekullit”, do të mund të arrijë një magnitudë mbi 9 ballë të shkallës Rihter dhe do të jetë në të njëjtën zonë epiqendre ku ndodhi edhe tërmeti më i madh i shekullit të XX.

Sipas studimit, tërmeti i ardhshëm i shekullit do të jetë në afërsi të kryeqytetit kilian Santiago. E dimë mjaft mirë se Kili është një nga vendet më sizmike në botë, pasi ndodhet pikërisht mbi linjën e pllakave tektonike Nayka dhe asaj amerikano-jugore, nga ku vjen një shpejtësi spostimi tepër e madhe. Në këtë vend tërmetet e fuqishme janë të zakonshëm.

Mbi bazën e të dhënave makrosizmike dhe të dhënave nga tërmetet e ndodhur në vend, gjeologët janë të sigurt se një “lëkundje shkatërruese” do të vijë shumë më e fortë nga ato të mëparshmet të regjistruara në mijëvjeçarin e fundit. Në vitin 2015, Llapel u godit nga një tërmet me magnitudë 8.3, ndërsa në vitin 2010, Cobquecura u shkatërrua nga një tërmet 8.8 ballësh.

Sipas studiuesve, megjithatë, në zonën përreth Santiagos në Kili, mund të verifikohet një sistem magnitude shumë i afërt me atë në Valdivia në vitin 1960 me magnitudë 9.5 ballë nga ku ngelën 3.000 të vdekur. Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar deri tani në historinë njerëzore. Problemi është të kuptohet kur, por duke parë historinë sizmike të kilit, tërmeti shkatërrues mund të vijë në çdo moment.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet