Testohet në Ballkan, sistemi izraelit paralajmëron për tërmet 8 orë para

Universiteti Politeknik i Bukureshtit (UPB) do të testojë një sistem që mund të zbulojë tërmetet të paktën katër orë përpara. Sistemi duhet të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe vendndodhjen e përafërt të një tërmeti dhe do të testohet në rajonin Vrancea të Rumanisë, sipas Mediafax. Sistemet më të përparuara të zbulimit të tërmetit, të përdorura aktualisht në Amerikë dhe Japoni, janë në gjendje të lëshojnë alarmet 2-3 minuta para se të ndodhë tërmeti. Ndërmarrja izraelite Ionoterra, pretendon se mund të lëshojë paralajmërime për tërmetin 8 orë para se të ndodhin. Kompania vendosi t’i ofrojë Rumanisë një seancë të parë demonstrimi jo-komercial, duke kërkuar nga institucionet shtetërore që do të përfitojnë nga raportet e saj mbështetjen për reagimin pas parashikimit dhe vlerësimin e planit të reagimit ndaj katastrofës. “Kanë kaluar mbi 30 vjet që kur iu përkushtova kësaj fushe të kërkimit në parashikimin e tërmetit, duke identifikuar trendet dhe proceset që ndodhin në jonosferë. Këto 30 vjet janë themeli i asaj që sot na solli të gjithëve këtu – Ionoterra. Saktësia e rezultateve të marra me kalimin e kohës na ka dhënë kurajo dhe na motivoi të përvetësojmë metodologji të reja dhe teknologji të përparuar që na kanë sjellë në këtë ecuri ”, tha Prof. Dr. Nathan Blaunshtein, Shefi-Studiues dhe Shpikësi i Ionoterra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet