Vaksina kundër Covid-19 në shkallë kombëtare për prodhim në Kinë

Zyrtarët e qeverisë kineze, kanë kërkuar nga kompanitë e prodhimit të vaksinave, “të rritin kapacitetin e zhvillimit të vaksinës kundër Covid-19” dhe të ngrejnë të gjithë industrinë për përgatitjen në shkallë të gjerë të prodhimit, menjëherë pasi vaksina të jetë aprovuar nga rregullatori i mjekësisë kombëtare.

Wang Jingping, ekspert në virologji, është shprehur se ka zhvilluar një vizitë zyrtare në dy kompanitë më të mëdha të vendit që po punojnë në prodhimin e vaksinës në Pekin, konkretisht tek Kompania e Zhvillimit dhe Kërkimit Sinovac dhe Insituti i Produkteve Biologjike po në Pekin.

Sinovac muajin e kaluar, nxorri edhe të dhënat e para të vaksinës CoronaVac, e cila tregoi se përgjigja e imunitetit është goxha e fuqishme, ndërkohë që vaksina mund të jetë gati të mbrojë njerëzit nga koronavirusi. Vaksina e kompanisë Sinovac, përfshin neutralizimin e antitrupave të “90 për qind” të personave të testuar për 14 ditë, pasi ata kanë marrë injeksionin e vaksinës.

Ndërkohë, kompania Sinovac, deklaroi se “në fund të qershorit ka marrë rezultate shumë pozitive nga vaksina që ka zhvilluar. Të 1.120 vullnetarët në fazën e parë dhe të dytë të testit klinik, kanë shfaqur shumë produktivitet kundër antitrupave ndaj Covid-19, pasi iu injektuan nga dy doza vaksine.

Kompania ka ngritur një laborator shumë të madh në muajin Prill, për zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës me kapacitet deri në 120 milion doza. Ky laborator është më i madhi për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19 në të gjithë botën. Laboratori do të punojë në pesë kategori, për “vaksinën e paaktivizuar, vaksinën me kombinim proteinash, vaksinën ndaj përgjigjes së problemeve me fryëmarrjen, vaksina kundërpërgjegjëse dhe vaksina me bazë acid-nukleik”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet