Vaksina ndaj Covid-18 mund të jetë gati në Shtator për rastet urgjente

Qendra Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, ka deklaruar se vaksina ndaj Covid-19 mund të jetë gati për rastet urgjente në muajin Shtator. “Mbase në Shtator, ne mund të kemi gati vaksinën për rastet urgjente”, ka deklaruar drejtori i CDC, Gao Fu.

“Për shembull. Nëse ne do të kemi urgjenca në rast përhapje të një faze të dytë të epidemisë, vaksina edhe pse ndodhet në fazën e dytë ose të tretë të testit klinik, do të përdoret për një grup të caktuar njerëzish. Ata do të jenë punonjësit e shëndetësisë”, ka deklaruar Gao. Ai ka shtuar se vaksina mund të jetë gati për t’u përdorur në masë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër.

Gao deklaroi se aktualisht Kina ka dy vaksina kandidate të cilat janë duke kryer testin klinik. Njëra është vaksinë vektore dhe tjetra është vaksinë e pa aktivizuar. Gjatë intervistës, drejtori i CDC deklaroi se është shumë e domosdoshme që vaksinat të kryejnë të plotë testin klinik në mënyrë që të jenë të sigurta dhe efektive. “Ne nuk duam që pas kësaj të kemi fjalën (mbase)”.

Aktualisht janë 70 lloje vaksinash në krijim në të gjithë botën. Anthony Fauci, ekspert dhe drejtues i repartit amerikan për përgjegjësinë ndaj koronavirusit, ka parashikuar se do të duhen nga 12 deri në 18 muaj kohë për të bërë gati vaksinën për publikun. Megjithatë, disa ekspertë janë shprehur optimistë duke thënë se 18 muaj është shumë pak në krahasim me zhvillimin një vaksine normale e cila do gati 10 vjet kohë për t’u krijuar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet