Virologët zvicerianë deklarojnë se vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati në tetor

Mund të vijë nga një grup kërkuesish të universitetit të Bernës në Zvicër, zgjidhja e emergjencës shëndetësore e krijuar për shkak të përhapjes së Covid-19. Në stinën e verës, vaksina mund të jetë gati, mbase në muajin gusht për t’u vënë në dispozicion për popullsinë zviceriane duke nisur nga tetori. Kjo është konfirmuar nga Martin Bachmann, profesor i imunologjisë të këtij universiteti në një konferencë shtypi online për organizatën e shtypit të OKB-së.

Bachmann aktualisht është duke drejtuar një grup ekspertësh të mbledhur nga disa prej universiteteve të vendit për zhvillimin e një vaksine e konsideruar gjenetikisht e sintetizuar, e bazuar në pjesë të ngjashme të virusit. Këto vaksika janë përdorur edhe për hepatitin B. “Kemi në program imunizimin e personave të parë në Gusht dhe më pas do të nisim përdorimin e shumtë të vaksinimit në tetor”, ka konfirmuar Bachmann.

Sipas ekspertit, koronavirusi është gjenetikisht i qëndrueshëm dhe i ndryshëm në përhapje, por ka mundësi që të mos jetë nevoja për më tepër se një vaksinë në një periudhë relativisht të gjatë. “Strategjia jonë është mbajtja e imunitetit e të paktën gjithë popullsisë zviceriane brenda gjashtë muajve dhe më pas prodhimin e vaksinës për tregun global. Ky është një plan ambicioz, por duhet të sigurohemi se kemi mundësi të mira, ka shtuar eksperti.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet