WC-ja nxehet me 13 gradë. Mund të uleni vetëm 5 minuta. Rrit produktivitetin në zyrë

Pushimi në “WC” në orarin e punës, shumë shpejt do t’i ketë “minutat e numuruara”. Mund të marrë jetë ideja e një WC-je e cila do të bëhet e vështirë për të qëndruar për një kohë të gjatë ulur, me objektiv “rritjen e produktivitetit në zyrë”.

Projekti i përket arkitektit britanik Mahabir Gill dhe është aprovuar një javë më parë nga Shoqata Britanike e Tualetit. Pamjet e ujit me sifonin e WC-së, tregojnë rritjen e tempraturës deri në 13 gradë celcius.

Të njëjtët krijues, premtojnë se “pesë minuta qëndrim ulur mjaftojnë fillimisht pasi WC-ja do të bëhet shumë e pakëndshme për të qëndruar më tepër ulur në çfarëdolloj pozicioni dhe rritjes së tempraturës e cila do të bëhet e padurueshme për lëkurën e trupit”.

Duke të dhënë mundësinë e uljes me siguri, shumë persona përfitojnë të bëjnë pushime të gjata për t’u çlodhur, si dhe duke u marrë pafund me telefonin celular. Kjo ka bërë që puna dhe produktiviteti në zyrë në orarin e punës të mos jetë ai që duhet dhe që kërkohet.

Me ndezjen e WC-së dhe ngrohjen e saj deri në 13 gradë, presioni i të nxehtit mes këmbëve rritet, duke bërë që koha e qëndrimit ulur të shkurtohet sa më tepër të jetë e mundur. Kush vuan nga mesi, duhet të shkojë në shtëpi dhe të qëndrojë qetësisht. Ajo që siguron Mahabir Gill, themeluesi i shoqatës, se “shpikja nuk do të ketë asnjë problem për shëndetin”.

Dizenjuesi dhe inxhinjeri kanë treguar se ideja u erdhi pas 40 vjet shpenzimesh dhe pune të lehtë, nga ku një pjesë e mirë e punëtorëve edhe dremisnin mbi ujë ose thjesht duke qëndruar mbi WC. Aktualisht kjo lloj WC-je është duke u shitur në Britaninë e madhe me çmimin e 150 deri në 500 stërlina dhe shumë agjenci punësimi janë duke kërkuar që të kryejnë instalimin e saj brenda ambjenteve të tyre.

 

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet