Zbulohet sulmi botëror i hackerave: WannaCry perdori sistemin NSA

Tashmë 100 vende të botës janë nën rrezik

Është zbuluar edhe sulmi më i madh i hackerave i kryer ndonjëherë. Në kërcënim janë të paktën 100 vende. Gjithçka nisi një ditë më parë fillimisht në qendrat spitalore britanike me kompjutera të bllokuar dhe ambulanca të shpërqëndruara. Me kalimin e kohës, sinjalizimet kanë nisur të vijnë edhe nga Rusia, Ukraina, Kina, Portugalia, Spanja, Gjermania dhe Italia. Sistemi informativ i disa kompanive të mëdha dhe strukturave spitalore është gjetur dhe quhet “WannaCry”.

“Nuk kemi parë kurrë më parë një gjë të tillë”, shpjegon Varun Badhwar, shefi i RedLock dhe analist informativ. “Bëhet fjalë për një virus i cili është përhapur me shpejtësi shumë të madhe në më pak se 24 orë në të gjitha kontinentet. Do të duhen javë ose muaj për të zbuluar se kush fshihet pas këtij sulmi, ose mbase nuk do ta gjejmë dot kurrë. Ajo që na shqetëson me tepër është fakti se në internet lundrojnë programet malware, në të cilat ka lidhje edhe me organizatat kriminale”.

Sipas ekspertëve, sulmi me hacker ka ndodhur nëpërmjet një tipi virus, i cili ka shfrytëzuar mundësinë e NSA-së. Piratët kanë bllokuar të gjithë kompjuterat e viktimave të momentit, duke u dërguar një e-mail nga ku kërkohej një shumë parash. Dredhia e përdorur nga piratët ka bllokuar hackerat në serverin SMB të Windows, një protokoll i cili lejon dy makina të bisedojnë apo shkëmbejnë informacion në mënyrë direkte.

Për shoqërinë ruse të sigurisë se hackerave Kaspersky Lab, sulmi mund të ishte ndaluar me një manovrim fare të thjeshtë nga çdo kompjuter. Vrasësisi i virusit tashmë është gjetur dhe ndodhet falas në Microsoft që nga 14 marsi i vitit të kaluar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet