Zbulimet në Jordani, mund të jetë Sadoma

Arkeologët mendojnë se kanë zgjidhur enigmën e një prej qyteteve të kohës së Abrahamit

HERMESNEWS - Jordani, në Tal el-Hamaam, pranë lumit Jordan dhe Detit të Vdekur është gjetur një zonë e madhe arkeologjike që datonte në periudhën 3540 e 1540 P.L.K. Arkeologët thonë se mund t'i përkasë qytetit antik të Sadomas e shkatërruar nga Zoti me zjarr dhe squfur dhe me Gomorras, Zobin, Zoar dhe Adamas, që siç citohet në tekstet e vjetra, u ndëshkuan për mëkatet e tyre. Gërmimet filluan në vitin 2005 prej ku arkeologët panë se siti ishte i mbrojtur mirë, me mure të lartë. Sipas studjuesve, të koordinuar nga profesor Collins, nga universiteti Trinity Southwestern i New Mexico, zbulimi bën pjesë në një qytet - shtet deri tani i panjohur për ekspertët, me rrugë, sheshe, kulla dhe dyer. Vendodhja e Sadomas në atë pozicion, përkon, mesa thonë shkrimet e shenjta, me një prej qyteteve më të mëdha të kohës së Abrahamit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet