Zbulohen vullkane aktivë nën shtresat e akullit në Antarktidë

Ndikojnë në ngrohjen e ujërave dhe shkrirjen e akujve

Një vullkan aktiv është zbuluar rastësisht poshtë një ajsbergu në Antarktidë nga një grup shkencëtarësh, të cilët po studionin shkrirjen e akujve gjatë kohëve të fundit. Teksa rritja e temperaturave në Oqeanin Arktik është larg nga shkrirja e akujve të antarktidës, vullkanet që ndodhen poshtë shtresave të mëdha të akujve janë një “kartë e fortë”, duke luajtur rolin kryesor për shkrirjen. Shkencëtarët theksojnë se këto vullkane duhen marrë seriozisht në konsideratë pasi kanë të bëjnë me të ardhmen e rritjes së nivelit të deteve.

Antarktida perëndimore mendohet se përmban mbi 100 vullkane, por gjetja e tyre dhe nxitja që ata japin për shkrirjen e akujve është shumë e vështirë. Gjatë një studimi në vitin 2014 nga një grup shkencëtarësh britanikë dhe amerikanë, teksa vërtiteshin rreth zonës, është deklaruar se pikërisht këto vullkane janë shumë parësorë në shkrirjen e akujve dhe ngrohjen e ujërave oqeanike.

Të dhënat kimike nga kampionet e ujit, paraqesin një burim informacioni për ngrohjen në pjesën e poshtme të akullnajës së ishullit Pine, akullnajë e cila po shkrihet më shpejt se të gjitha në gjithë rajonin. Edhe pse nuk ka patur shpërthime vullkanike në Antarktidë për mbi 2000 vjet, ngrohja e vullkaneve të fshehura po ndikon në shkrirjen e akujve.

“Shtresa e akullit në antarktidën perëndimore ka ekzistuar për mijëra vjet. Madje ka ekzistuar në të njëjtën kohë edhe me vullkanin i cili ngroh ujërat përreth”, thekson Rob Larter, gjeofizist i marinës në shërbimin britanik të antarktidës. “Për shkak të aktivitetit natyror që ka vullkani, është shumë e vështirë të gjenden faktorët e parashikimit për të ardhmen”.

Matja e vullkaneve në Antarktidë është problem njëlloj si të prekësh vullkanin. “Është shumë e vështirë të gjesh resurset që digjen brenda nën ujë, për shkak të pamundësive të matjes së formës së heliumit në ujë”, kanë deklaruar shkencëtarët.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet