Zbulohet dhomë sekrete brenda piramidës së Keopsit

Një dhomë sekrete e fshehur në brendësi të piramidës së Keopsit, më e madhja e tre piramidave në zonën e gizës në afërsi të kajros, është zbuluar nga arkeologët gjatë muajve të fundit. Zbulimi i jashtëzakonshëm është publikuar nga një revistë shkencore nga grupi i kërkuesve të projektit ndërkombëtar Scan Pyramids. Sipas shkencëtarëve, bëhet fjalë për një dhomë të gjatë 30 metra e cila ndodhet në pjesën e sipërme të galerisë së madhe.

Janë përdorur teknika shumë të avancuara për kërkimin, pasi nuk është dashur të rrezikohej apo dëmtohej muri i arkitekturës antike. Metoda është bazuar mbi fizikun e skanimit. Teknika e quajtur “Muografia”, lejon interpretimin e hyrjes me elemente atomike të quajtur “Muoni” të prodhuara nga ndërveprimi mes rrezeve kozmike të mbërritura nga hapësira me atmosferën e tokës. Ashtu siç shpegojnë shkencëtarët, këto elemente ndjekin trajektore të ndryshme të cilat spostohen në ajër përmes mureve. Në këtë mënyrë zbardhet edhe prezenca në hapësirat bosh.

Në piramidën gjigande të Keopsit, ishte diskutuar një anomali disa vite më parë, por vetëm tani është zbuluar se çmund të ishte në korridorin e lokalizuar në afërsi të tavanit verior. Tani një tjetër anomali e sistemit e zbuluar në muajin mars, ka lejuar zbulimin e kësaj dhome sekrete e cila është e njëjtë në madhësi si ajo e galerisë së madhe. Sipas specialistëve duhet të jetë përbërë nga dy ose më shumë struktura dhe mund të ketë qëndrim horizontal. Mbetet akoma mister funksioni që ka kryer dhoma.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet