Zbulohet fshati 14 mijë vjeçar në Amerikën e Veriut

Jetesa në rajon më e vjetër se piramidat e egjiptit

Një fshat tepër i lashtë i cili mendohet të jetë njëri nga vendbanimet më të lashta të njerëzimit në Amerikën e Veriut, është zbuluar gjatë ndërtimit të një qendre në një ishull fare pranë British Columbia në Kanada. Fshati, i cili ka një moshë prej 14 mijë vjetësh është zbuluar në një pjesë shkëmbore të ishullit Triquet, rreth 500 kilometra në veri-perëndim të Victorias. Sipas studiuesve, fshati mendohet të jetë madje edhe më i vjetër se piramidat e egjiptit.

Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë nën tokë mjete jetese, thika, mjete ndriçimi, rrjeta peshkimi të cilat i përkasin kohës së akullt. Këto materialet tregojnë se si ka nisur civilizimi për herë të parë në kontinentin e Amerikës së Veriut.

Alisha Gauvreau, antropologe dhe studente në Universitetin e Victorias, thekson se i kujtohet kur kthehesh në kohë dhe e sheh sa e vjetër është jeta. “Kjo që sapo kemi zbuluar, është duke ndryshuar idenë se si kanë jetuar dhe kur kanë zbritur për herë të parë njerëzit në kontinentin amerikan”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet