Zhduket ishulli në kufirin mes japonisë dhe rusisë. Nuk dihet si dhe kur ka ndodhur

Një ishull i vogël dhe i pabanuar në brigjet japoneze, nuk ekziston më. Esambe Hanakita Kojima, ka qenë njëri nga 158 ishujt e pabanuar të cilin qeveria japoneze e emërtoi në vitin 2014. Megjithatë, është e paqartë nëse ishulli ka ekzistuar kur i është vendosur emri. Herën e fundit kur qeveria japoneze e ka survejuar ishullin ka qenë viti 1978, ndërkohë që peshkatarët nuk duhet të afroheshin pranë sepse në hartë tregohej si ishull koralor. Duket sikur akulli dhe valët e kanë gërryer ishullin, sipas rojeve bregdetare.

Madje kohët e fundit edhe ishulli lindor i Hawaiit është zhdukur. Por ai dihet se u zhduk për shkak të stuhisë. Por ishulli japonez mund të jetë zhdukur gjatë kursit disa dekadash. Zhdukja e tij duket se ka sjellë probleme territoriale mes japonisë dhe rusisë. Ai është përdorur si territor formal japonez. Për shkak se disa ishuj të tillë janë mes rusisë dhe japonisë, humbja e ishullit ka krijuar një hapësirë mes dy vendeve, pasi edhe Rusia ka emëruar disa ishuj të pabanuar në afërsi të territorit të vet për të ndarë kufirin.

Banorët e zonës nuk e kanë vënë re zhdukjen e ishullit dhe madje nuk e dinë nëse ka ekzistuar atje. Autori Hiroshi Shimizu i cili po shkruan një libër të quajtur “ishujt e fshehur”, po udhëton në zonën në fjalë për t’i gjetur ishujt. Por ai nuk ka arritur ta gjejë ishullin e sapozhdukur, madje edhe peshkatarët bashkëpunues e kanë konfirmuar zhdukjen e tij.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet