5 pyetje nga Hermesnews: Adrian Brisku, shqiptarët nuk kanë kushte për të marrë në dorë fatin vet

intervistoi Alfred (Milot) Mirashi

PRAGË - Kjo është Shqipëria e re. Është Shqipëria që ecën, që prek me dorë suksesin e merituar, që i ndizen dritat jashtë dhe askush nuk e vë re në aeroportin shqiptar. E integruar fort mirë nëpër kryeqytete europiane, katedra prestigjoze, ka prekur maja studimore. Kjo e jona, është shqipëria për të cilën mediat nuk e flasin, por ekziston për ti dhënë një identitet vendit.

Prof, Dr. Adrian Brisku ka lindur në Elbasan dhe banon në Republikën Çeke. Asistent prof. i historisë së krahasuar në Institutin e studimeve sociale dhe kulturore në Tbilis, Gjeorgji. Studiues dhe i njohës i mirë i gjashtë gjuhëve të huaja, kërkues i historisë së vjetër osmane, marëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, politikave europiane të BEsë. Bashkëpunëtor, profesor i jashtëm dhe kërkues në universitetin e Pragës, Gjeorgjisë, Firences (Itali), Ukrainës, Rusisë, Budapestit.

Një prej studimeve të tij më të rëndësishmë, si për historinë, kulturën, marëdhëniet politike në ish vendet e Bashkimit sovjetik, është dhe korrupsioni politik dhe fondet e partive shqiptare në periudhën e tranzicionit 1990 - 2001, apo roli i komunitetit ndërkombëtar pas luftës së ftohtë të kosovës.

Ka botuar libra për reformat politike në perandorinë ruse, diskurset shqiptare dhe gjeorgjiane në Europë 1878-2008, imazhin e fesë islame në tekstet shkollore të historisë, oksidentalizimi i së shkuarës dhe orientalizimin i së tashmes: identitetin ‘europian’ të shqiptarëve sipas shkrimtarit Ismail Kadare dhe presidentit Alfred Moisiu etj.

Aktualisht jeton në Pragë.

Çfarë kujtimesh të bukura ruani nga Shqipëria ?

U bënë pothuajse mbi pesëmbëdhjetë vite që jam larguar nga Shqipëria. Gjatë këtyre viteve e vizitoj Elbasanin dhe veçanërisht fshatin e Kuqanit, ku dhe jam lindur, një herë në dy vjet. Kur më jepet mundësia, si pëer shembull kur më duhet të bëjë punë kërkimore (hulumtime në fushën e historisë), në biblotekën Kombëtare apo në arkivat e shtetit Tiranë, kjo gjë ndodh edhe më shpesh. Në një farë mënyre, mbresat më të bukura janë ato të fëmijërisë dhe të viteve të para në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Kjo për arsyen se dhe pse Shqiperia e fundviteve 80të ishte një kohë shumë e vështirë dhe e rëndë ekonomikisht e politikisht për brezat e rritura, për fëmijët e moshës sime gjithësesi ishte një kohë e lidhjeve të shoqërive se fëmijërisë të cilat kanë qëndruar me kohën. Mbresëlënëse ishte për mua dhe mesi i viteve 90të kur fillova universitetin, ku edhe pse gjithçka përreth ishte në një lëvizje kaotike, tensionet politike ne vend, emigrimi, ishte koha e shpresave të mëdha, por shpresa që nuk i shihja të realizueshme në Shqipëri.

Pse shqipëtarët kanë më shumë sukses jashtë atdheut të tyre ?

Mendoj që mundësitë jam më të mëdha në vende të ndryshme të botës, jo vetëm në arsimim por dhe në punësim. Tregu i punëve është më i madh e më i shumëllojshëm. Ndihmon shumë kur dikush ka talent dhe aftësi të veçanta. Përgjithësisht shqiptarët kanë një shkallë të lartë integrimi në shoqëritë e vendeve ku kanë imigruar. Dhe kjo gjë ndihmon. Rasti me i afërt është ai i suksesit të kualifikimit të skuadrës kombëtare të futbollit në Euro 2016. Skuadra përbëhet më shumë nga shumë lojtarë që jetojnë apo dhe janë lindur jashtë Shqipërisë.

Fati për ju është i shkruar ?

Jo, prej nature jam optimist. Ky tipar, mendoj, e kundërshton idenë që fati është i shkruar. Fatin e bën vetë njeriu me zgjidhjet e vendimet që merr për profesionin, shoqërinë, apo për vendin ku vendos të ndërtojë jetën. Pa dyshim ka shumë njerëz që për fat të keq nuk kanë mundësi të bëjnë zgjedhjet që dëshirojnë, jo sepse ashtu i është shkruar fati, por sepse kushtet në të cilët ndodhen nuk i lejojnë të bëhen zot të fatit të tyre.

Plane afatgjata, apo jetoni nga dita në ditë ?

Duhet që të mendosh për të dyja, por patjetër kur projekton diçka në të ardhmen gjërat e përditshme bëhen më të lehta për t’u kaluar (nëse janë ditë të vështira).

Sikur të ishit kryeministër çfarë do të bënit për shqipëtarët ?

Të bësh mirë punën e kryeministrit – posti më i rëndësishëm i vendit – kërkohet shumë energji dhe përkushtim. Ajo që do të bëja do të ishte mbajtja e vazhdueshme dhe sa më e shumtë e kontakteve me qytetarët dhe përkthimi i çështjeve të shumta në zgjidhje praktike. Ndërsa për shqiptarët që banojnë jashtë vendin dhe që mbajnë pasaporte shqiptare do ta bëja të kryer mundësinë që ata të ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare shqiptare në ambasadat e vendit nëpër botë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

4 Komentet

  1. Mondi Hida  e Premte 8 Janar, 2016

    Me behet qefi dhe kam kenaqesi qe shoku im i shkolles se mesme Adrian Brisku ka arritur ne keto nivele.Por me vjen inat me keta politikane qe kemi qe nuk e therrasin kete gjeni te japi kontributin etij per shqiperine.Urime per arritjet dhe sukse te metejshme.

  2. beni  e Diel 22 Nëntor, 2015

    Komplimenti ketij profesorit, e profesor dhe djema qe jane diplomuar jashte shtetit dhe me ekspereincen e tyre i duhen atdheut tone dhe jo hajdute qe na tmerruan me kollaret e tyre ne parlamentin tone … urime ne karrieren tuaj ,,, z. Brisku .

  3. evis  e Shtunë 21 Nëntor, 2015

    keta njerez nuk duhet te dalin nga shqiperia

  4. gentian Alimadhi   e Shtunë 21 Nëntor, 2015

    komplimenta profesorit per eksperiencen personale che shembullin qe ofron per te tjeret